PD nuk diskuton asnjë emër për kryeministër teknik, pa arritur marrëveshjen për qeveri teknike

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike nuk do të diskutojë asnjë emër për kryeministër teknik pa u arritur më parë marrëveshja për krijimin e një qeverie teknike.

“Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor.

Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike.

Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë, ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …