Përmbytet Durrësi, uji vërshon në pallate e biznese, pezullohet mësimi në shkollat dhe universitet

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Situata paraqitet veçanërisht problematike në kryqëzimet kryesore, ku uji ka mbuluar plotësisht rrugët dhe trotuaret.

Si pasojë, lëvizja në qytet është rënduar ndjeshëm që në orët e para të mëngjesit.

Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët.

Qytetarët raportojnë se kanalizimet nuk kanë përballuar sasinë e reshjeve, duke përkeqësuar situatën.

Pezullohet mësimi në shkollat dhe universitet

Pezullohet mësimi në insitucionet arsimore të Durrësit për shkak të situatës problematike që ka përfshirë qytetin ku janë përmbytur rrugët kryesore.

Burime zyrtare nga ZVA Durrës, bëjnë me dije se janë njoftuar të gjitha shkollat publike e jopublike për moslëvizje deri në qetësimin e situatës.

Reshjet intensive që kanë përfshirë Durrësin dhe mbarë vendin prej disa orësh, kanë shkaktuar përmbytje të rrugëve në shumë zona të qytetit, duke paralizuar lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve.

Rrugët pranë stadiumit të qytetit dhe te zona e ‘Vollgës’ janë nën ‘pushetin’ e ujit, duke i bërë të pakalueshme për këmbësorët dhe duke shkaktuar vështirësi për qarkullimin e makinave.

Në disa lagje, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …