Berisha: Të gjitha partitë opozitare do ftohen në tryezë! Duhet një front i gjerë kundër narko-regjimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat tha se, të gjitha partitë opozitare, pa përjashtim, do të ftohen në një tryezë të përbashkët.

Ai theksoi se ka ardhur koha për krijimin e një fronti të gjerë opozitar, ku forcat politike të bashkërendojnë përpjekjet me përgjegjësi të lartë.

“Të gjitha partitë pa përjashtim do ftohen.

Ne mendojmë se është koha për të krijuar një front të gjerë opozitar, në mënyrë që me shkallën më të lartë të përgjegjësisë, forcat politike opozitare të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe, të bashkërendojnë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë goditjen përfundimtare narko-regjimit të Edi Ramës.

Janë të ftuara pa përjashtim të gjitha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha thirrje forcave të rendit: Mos i zemëroni qytetarët, ata vijnë për t’u marrë me Edi Ramën, jo me ju

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren’ para kryeministrisë u bëri …