Screenshot

Dëshmia e re e Ahmetajt/ Katër depozitat e Ramës

Ish-zv.Kryeministri Ahmetaj riktheht të enjten në një intervistë për gazetarin Cim Peka duke dhënë dëshmi të reja mbi skandalet e forta të Ramës. Gazetari paralajmëron një intervistë të fortë ku Ahmetaj do të denoncojë depozitat e Ramës.

“Katër depozitat e Edi Ramës! Dëshmia e re bombë e Arben Ahmetajt, të enjten ora 20:45 në ‘Çim Peka Live'”, shkruan Peka ne rrjetet sociale.

Çim Peka: Një sekondë, për ju dhe për familjen çfarë ka ndryshuar gjatë një viti? Dhe ju më përmendni strukturën kriminale brenda qeverisë, katërshja Rama-Balluku-Veliaj dhe dikush tjetër, struktura kriminale jashtë qeverisë dhe mediat. Ku hyjnë këta, këto struktura ndaj familjes tuaj?

Arben Ahmetaj: Të falënderoj për pyetjen, po të lutem mos më ndërpre sepse dua që të komunikoj me ju dhe me publikun atë që unë mendoj është e rëndësishme, pastaj është në gjykim të publikut dhe sigurisht edhe në gjykimin tuaj që të vendosni ë sa e rëndësishme është. Ju e dini që unë jam kërcënuar në Shqipëri personalisht. Unë e kam lajmëruar…

Çim Peka: E keni thënë këtë.

Arben Ahmetaj: Po po, e kam thënë. Po mirë, një pyetje e kam unë për zotin Dumani. Zoti Dumani e ka dëgjuar që fëmija im ka qenë nën kërcënim për rrëmbim? Unë e kam deklaruar, kam nxjerrë edhe aktin noterial të personit përgjegjës. A ka marrë ndonjëherë, meqë ka dashur indicie, a ka marrë ndonjëherë ndonjë mundim të pyesë? Unë i kam kërkuar kamerat e liqenit policisë, e liqenit artificial. I kam kërkuar kamerat, nuk m’i dha. Ja kam kërkuar edhe kompanisë private. Kishte frikë t’i më jepte për t’i identifikuar unë vetë personat. Lëre mua, te Rotondo e Nobis, aty ku jetoja me qira, më kanë kërcënuar direkt. Domethënë, pavarësisht personit, jemi duke folur për një ish-ministër, për një ish-zëvendëskryeministër.

Çim Peka: Këto i keni folur. Të kërcënime të reja keni folur për kërcënime me jetë gjatë këtij viti?

Arben Ahmetaj: Pra… Do vazhdojmë. Gjatë këtij viti ka shumë të reja. Ka një informacion shumë real nga burime shërbimesh për një tentativë për sekuestrim ilegal personi dhe këtu autoritetet janë të informuara dhe të njoftuara. Pra, ka pasur një plan brenda grupit kriminal që unë kam përmendur më lart, që e kanë diskutuar, deri në eliminim fizik. Patjetër, se ka qenë plani që në momentin një. Për sekuestrim ilegal personi nga këtu me demek unë kisha kaluar kufirin, pas kisha kaluar kufirin ilegalisht në Itali, në Itali do më kishte kapur karabinieria dhe mua do më çonin tek Altin Dumani për të mos dalë më i gjallë nga burgu. Sigurisht që kanë hequr dorë për tre arsye, tre arsyet s’janë të rëndësisë, të rëndësishme për shqiptarët. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Është bisedë e bërë nga organizata kriminale. Po, kjo nuk vlen për shqiptarët, kjo ka të bëjë me mua. Tjetra është…

Çim Peka: Jo një sekond, kjo, kjo vlen për mua sepse unë po e bëj intervistën. Fakti që çdo akuzë e juaja ka dalë ose çdo indicie juaj është, është certifikuar nuk do të thotë se gjithçka që thoni ju do vërtetohet. Këto që sapo thatë, se thatë është diskutuar, keni mundësi ta provoni?

Arben Ahmetaj: Do vijë koha…

Çim Peka: Tentativa për rrëmbimin tuaj.

Arben Ahmetaj: Do vijë koha patjetër, do vijë koha që edhe detajet do dalin në shesh për të gjitha këto. Janë tentuar të përdoren të gjitha format mafioze, kriminale kundër meje dhe kundër familjes time. Zoti Peka, është tentuar rrëmbimi i fëmijës tim kur ka qenë 1 vjeç e gjysëm. 1 vjeç e gjysëm. E kam deklaruar. Altin Dumani ka marrë ndonjë hap?  Në raport me mua apo ishte pjesë e urdhërit politik që unë të shkoja në burg dhe mos dilja i gjallë. E kam thënë në intervistën para një viti. Kam dyshime serioze që ka qenë plan eliminimi fizik, arrestimi im pa asnjë provë dhe pa asnjë rrezik për asgjë, për asgjë, për t’u eliminuar fizikisht.

About Krye Redaktor

Check Also

Gysi i kthehet ne ferr/ Urdhëroi arrestimin e qytetarit se i kujtoi verën 33 mijë euro

Një situatë e tensionuar është shënuar gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e …