Vrasja në komisariat/ Meta thirrje Policisë: Reflektoni thellë, po tronditet besimi i publikut

Presidenti Ilir Meta i ka bërë një apel të fortë Policisë së Shtetit që të reflektojë thellë për të parandaluar ngjarje të rënda në radhët e saj, si vrasja e efektivit Çaush Saliasi brenda në komisariat nga kolegu i tij. Sipas Presidentit, ato e tronditin rëndë besimin e qytetarëve tek Policia.

Reagimi i Presidentit Meta

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit të ndjerë të policisë Çaush Saliasi, që humbi jetën mbrëmë vonë, i qëlluar me armë zjarri nga një koleg i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë, apeloj me forcë për një analizë dhe reflektim të thellë nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit për parandalimin e ngjarjeve të tilla, që tronditin rëndë besimin e publikut te ky institucion.

About Redaksia

Check Also

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen …

Leave a Reply