Shqipëria nën pushtetin e ujit, reagon Rama: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive të shkaktuara prej ditës së djeshme në vend, si pasojë e reshjeve të shiut.

Teksa pritet një reagim serioz, në lidhje me situatën kaotike që po përballen dhjetëra qytetarë, edhe këtë herë Rama ka vijuar me talljet dhe ironitë, duke thënë se nuk e kupton përse vazhdojnë të fajësojnë akoma atë.

Duke mos marrë asnjë përgjegjësi për kanalet e kullimit jashtë funksionit apo infrastrukturën e dobët të sistemeve të kanalizimit, Rama ka thumbuar opozitën, teksa shton se përmbytjet janë një fenomen natyror, që kanë ndodhur edhe në vende të tjera të botës.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe Bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e më radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf,”,- shkruan Rama në rrjete sociale.

About Redaksia

Check Also

Një foto e Berishës me Tahirin dhe disa të tjerë

“RD” Eshte e prillit 2018. Ne ate kohe sapo kishin nisur problemet per Tahirin. Ndersa …