Akademikët reagojnë pasi Kuvendi votoi pro kalimit të Butrintit në koncesion

Debat për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion privat shqiptaro-amerikan ka përfshirë akademikët, të cilët janë mbledhur sot në një takim të posaçëm në Akademinë e Shkencave për të dhënë këndvështrimin e tyre mbi rëndësinë e këtij Parku Kombëtar dhe mënyrën më të mirë se si të administrohet ai.

Diskutimi me temë: “Butrinti – Një vështrim akademik mbi vlerat dhe vlerësimin” ka ardhur një ditë pasi akademikët dhe intelektualët e shquar u ngritën në protestë përpara Kuvendit për të kundërshtuar projektligjin për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion.

Veprimtaria po moderohet nga prof. dr. Neritan Ceka, Kryetar i Komisionit të histori-arkeologjisë në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Për çështjen do të referojnë akad. Apollon Baçe, “Butrinti në vështrimin kulturor, historik dhe etnik; Prof. Neritan Ceka, “Dilema e Butrintit”: turizëm pa kulturë dhe fitim pa përfitim? si dhe akademik Vasil Tole, “Butrinti si diskutim akademik”.

Image

Image

Image

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply