Berisha: Të premten do mblidhet një tryezë e gjerë ku do të përcaktohet data dhe qëndrimet ndaj Ramaduros

Kryetari i PD, Sali Berisha njoftoi në konferencën e ditës së sotme se të premten do të zhvillohet një tryezë e gjerë e opozitës, ku do të marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe faktorë të rëndësishëm shoqëror.

Në këtë takim do të diskutohen dhe përcaktohen qëndrimet ndaj Ramaduros, si dhe hapat e mëtejshëm, përfshirë datën dhe format e protestave që opozita do të organizojë.

“Asnjë datë nuk është përcaktuar. Ka një datë që ditën e premte do të mblidhet një tryezë shumë e gjerë e opozitës, shoqërisë civile dhe faktorëve të rëndësishëm shoqëror, ku do të përcaktohet edhe data, edhe qëndrimet në vazhdim ndaj Ramaduros dhe qëndrimet ndaj tij.

Pra ne shkojmë në tryezë të hapur, për të dëgjuar, diskutuar me të pranishmit dhe vendosur së bashku mbi qëndrimet, protestat që do të ndërmarrim në vazhdim.

Datën do të jetë ajo tryezë që do e përcaktojë se, kur do të mblidhet protesta”, tha Berisha”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …