Durrësi drejt katasrofës nga përmbytjet, nis revolta tek banorët

Situata në Durrës është katastrofike! Lagje të tëra ndodhen nën pushtetin e ujit.

Uji ka depërtuar në katet e para të mijëra banesave, duke sjellë dëmë kolosale për mijëra familje dhe biznese, teksa askush nuk u kujdes ti paralajmënte të merrnin masa

Shkak i përmbytjeve në Durrës është bërë mosfunksionimi i hidrovorit të qytetit dhe mosfunksionimi i kanalizimeve.

Burimet shpjegojnë për Syrin se janë harxhuar 19-milionë euro për hidrovorin të cilat siç duket janë çuar dëm.

PD thotë se kjo situatë nuk lidhet me fatkeqësi natyrore, por me keqmenaxhim të thellë dhe vendime të gabuara të ndikuara nga korrupsioni, që kanë rënduar jetën e qindra familjeve durrsake.

Situata më problematike nga përmbytjet në Durrës është në Lagjen 17 dhe 18 pranë stadiumit, në zonën që quhet Durrësi i ri në Shkozet dhe Spitallë. Ndërkohë që rrugët kryesore të qytetit bregdetar por edhe autostrada, si dhe burgu i Durrësit nuk i kanë shpëtuar përmbytjeve duke u zhytur në ujë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha.

Banorët e Kënetës në protestë

Një grup banorësh të zonës së Kënetës kanë protestuar këtë të mërkurë pasi banesat e tyre janë përmbytur nga uji.

Sipas tyre, situata është përkeqësuar orët e fundit, ndërsa mungon çdo ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse.

Banorët shprehen se kanalet kulluese janë të bllokuara, duke bërë që uji të mos tërhiqet dhe të arrijë deri në 30 centimetra në oborre dhe brenda banesave, ndërsa kanë akuzuar bashkinë e qytetit se nuk ka marrë asnjë masë për nomalizimin e situatës.

“Uji nuk po largohet dhe askush nuk ka ardhur për të parë situatën nga afër. Jemi të izoluar dhe në mëshirë të fatit,” u shpreh një nga banorët e ish-kënetës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për heqjen e ujit dhe verifikimin e dëmeve në banesa.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …