Kushtoi 260 milion euro, bllokohet aksi Qukës-Qafë Plloçë! Mbyllet qarkullimi

Qarkullimi në aksin e ri Qafë Plloçë-Qukës është mbyllur përkohësisht pas rënies së inerteve dhe dherave në rrugë. Vendimi është marrë për të shmangur rrezikun e aksidenteve, si ai i ndodhur paraditen e sotme, ku një mjet u përfshi në ngjarje për shkak të kushteve të vështira.

Policia e qarkullimit rrugor e Korçës dhe ajo e Elbasanit kanë vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit, duke orientuar mjetet drejt rrugës së vjetër. Kjo masë synon të garantojë sigurinë e drejtuesve të automjeteve dhe të parandalojë hyrjen në segmentin e rrezikuar.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht dherat dhe inertet e rëna, duke eliminuar çdo rrezik për qarkullimin. Aktualisht, punonjësit e firmës ndodhen në terren dhe po kryejnë ndërhyrjet e nevojshme.

Megjithatë, nuk dihet ende se sa do të zgjasë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë, duke lënë të pasigurt kohën e rikthimit të normalitetit në aksin Qafë Plloçë–Qukës.

Rruga e re kombëtare Qukës–Qafë Plloçë, u inaugurua nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku më 5 shtator të këtij viti. Ajo u përurua pas 14 vitesh punime dhe me një kosto prej 260 milionë eurosh.

Përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt tregon për probleme serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …