Berisha: Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm! Organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt për llogari të Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në tryezën me partitë opozitare, tha se, Ergys Agasi largoi 3 ministra të brendshëm, organizoi marrjen peng të Arben Ahmetajt për llogari të Ramës!
Berisha e cilësoi këtë si një dëshmi të funksionimit të një mekanizmi të errët pushteti dhe presioni politik, që sipas tij shtrihet në nivelet më të larta të qeverisjes.
“Kurse shqiptarët përjetojnë një narko-diktaturë.
Ato diktojnë rezultatin e zgjedhjeve.
Kanë futur në parlamentin aktual 28 deputetë me listë.
Ato marrin çdo vendim, emërojnë çdo ministër.
Ju rikujtoj këtu se Ergys Agasi, për llogari të bandave dhe të tij, ka larguar nga detyra 3 ministra të brendshëm.
Kush ishte Ergys Agasi? Njeriu më i afërt në çdo aspekt i Edi Ramës.
Njeriu më i afërt. Njeriu që merrte pengje për Edi Ramën dhe që organizon t’i sjellë peng edhe Arben Ahmetajn për shkak të denoncimeve që i bën ai nga Lugano.
Pra, ky regjim ka shkatërruar Shqipërinë në një rrezik për Europën.
Imagjinoni ju se çfarë është ky regjim për qytetarët e vet.
Ministrat, drejtori i përgjithshëm i policisë, drejtorë agjencish, janë që të gjithë të lidhur këmbë e xhep me klanet e drogës sepse padrinoja i vendit e konsideron drogën si rrugën e zhvillimit.
Ka shndërrruar Shqipërinë në lavatriçen më gjigante të larjes së parave të drogës në Europë.
Ky vend ka sot treguesin e ndërtimit 300 përqind më të lartë se mesatarja e BE.
Çmimet janë stratosferike, ndërtimet nuk kanë të ndalur.
Imagjinoni ku po shkon vendi ynë.
Ky vend, në qoftë se Maduro me politikat e tij ka detyruar 20 përqind të venezuelasve të largohen, Edi Rama me politikat e tij ka detyruar mbi 43 përqind të shqiptarëve të largohen nga Shqipëria në 10 vite.
E tha bukur një pensionist, që jetonte me remitancat që i vinin, ky tha, ma shkatërroi euron, e kisha rreth 1400, tani e kam rreth 960. Imagjinoni se si atij iu përgjysmua ai pension që i dërgonin familjarët.
Pa llogaritur këtu me mijëra ndërmarrje eksporti, që të gjitha punojnë me euro, falimentuan.
Dhe ata që falimentojnë ata nisen drejt Europës për një kafshatë, për një punë.
Me mijëra punëtorë, intelektualë, 720 mijë të rinj.
Sot shqiptarët kanë treguesin e lindshmërisë në botë për shkak të emigracionit, sipas OKB.
Kanë rënien më të madhe të popullatës.
Kanë prej vitit 2018 një vdekshmëri, mijëra qytetarë vdesin më shumë se sa lindin.
Kombi është në rrugën e zhdukjes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama konfirmon Grushtin e Shetit/ “Do ndryshoj ligjin për të mos lejuar hetimin e ministrave”

Rama nuk do të lejojë arrestimin e Ballukut duke sfiduar hapur drejtësinë dhe duke i …