Plani kriminal i Ramës/ Ahmetajn do rrëmbehej nga Gys Agasi me bandën e Suel Çelës

Deklarata e Kryetarit te PD, Sali Berisha

Rama ka krijuar zonën e lirë ekonomike Troplini apo ndryshe, Durana Intervista e tij e pashembullt për guximin dhe faktet, dokumentet që solli para opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar, është një kushtrim dhe një apel për çdo shqiptar. Së pari, unë u bëj thirrje autoriteteve të Zvicrës të bëjnë gjithçka për të garantuar jetën e tij dhe të familjes së tij, pasi mafia miliardere e Edi Ramës është e aftë të akt kundër tij dhe fëmijëve të tij. Së dyti, paralajmëroj Edi Ramën se në mënyrë absolute, ndaj tij dhe familjarëve të tij do të bëhet përgjegjës personal vet ai dhe familja e tij. Ishte tmerrësisht tronditje përpjekja për ta rrëmbyer atë me bandën e Elbasanit. Çfarë do të thotë se, ishte përpjekje e Ergys Agasit, pasi është faktuar që në 2 rrëmbimet, pengmarrjet e organizuara nga Ergys Agasit, si të Gerond Meçes, ashtu edhe të Daniel Shimës janë realizuar nëpërmjet Ergys Agasit dhe kartelit të Suel Çelës dhe Elbasanit. Në këto kushte i bëj thirrje autoriteteve të Zvicrës dhe Europolit të ndërmarrin një hetim për këtë akt të pashembullt. Së dyti, aferat dhe dosjet që paraqiti janë afera që tregojnë që këto që po diskutohen këto ditë për Lubi Ballukun, për Mirlindat dhe Lindat e Ramës janë vetëm majat e ajsbergut e këtij klani kriminal që ka dorën e tij të zezë në miliarda euro të qytetarëve shqiptarë. Ju dëgjuat se si Edi Rama ka krijua zonën e lirë Troplini, apo Durana. Ju e dëgjuat se çfarë bëhet në Portin e Durrësit, në portin e Portin e Porto Romanos, se ç’janë vendimet e tij të cilat u kushtojnë shqiptarëve jo më pak se 12 mld euro. Në këtë kuadër, natyrisht ju dhe shqiptarët, duhet të presin, dhe duhet të presin në një vend normal që të ishte parlamenti që të ndërmerrte hetime urgjente, por parlamenti është i aneksuar, i asgjësuar nga Edi Rama. De facto, Shqipëria parlament nuk ka. Ka një institucion kriminal që shtyp opozitën. Ndaj dhe, gjithçka është në duart e qytetarëve shqiptarë për t’i dalë zot interesave të qytetarëve, interesave të vendit me protesta të fuqishme gjer në largimin me çdo kusht të Edi Ramës.

About Krye Redaktor

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …