Lush Susaj:Dëgjimi i qytetarit është hapi i parë për të shëruar plagët politike!

Atëherë, përshëndetje! Falenderoj organizatorët e këtij takimi. Unë jam Lush Susaj, jam profesor edhe publicist. Me të thënë të drejtën, tani po e kuptoj edhe shkakun e prapambetjes 35 vjeçare dhe të plagëve të mëdha politike që kemi pasur dhe mungesën e gjetjes së rrugës, sikur e kanë gjetur vendet e rajonit.

Unë jam profesionist në profesion dhe dua të ma mbajë dikush dy minutëshin tim se nuk dua me mërzit kërrkënd. Së pari, nuk dua me përsërit kërrkënd. Ne duhet të mësojmë të dëgjojmë në mënyrë që t’i qasemi, të gjejmë rrugën për me arritur tek shpirti dhe interesat e çdo shqiptari, të majtë a të djathtë.

Që të arrijmë tek shpirti dhe interesi i çdo shqiptari. Nëse arrijmë me gjetur rrugën, pra në rast se dimë të dëgjojmë, do të arrijmë shumë lehtë sepse njerëzve ju ka ardhur shpirti në majë të hundës dhe më besoni, të majtë e të djathtë, sepse ne me të majtit punojmë, jemi të gjithë bashkëqytetarë, jemi vëllezër, motra, nipa, daja, ne s’kemi gjë me ndarë, ne nuk jemi armiq, ne jemi bashkëqytetarë, kontribues në shtëpinë tonë të përbashkët dhe luftojmë për ta futur Shqipërinë në zhvillime demokratike.

Së dyti, ka ardhur koha, bile është e tejkaluar, duhet të ishte mbyllur kjo kohë qysh në vitin ’94-’95, ka ardhur koha o shokë me e njohur vetveten gjithkush dhe me i dhënë hapësirë e me fol e me u marrë me këto probleme njerëz me duar e me fytyra të pastra.

Së treti, ka ardhur koha t’i dëshmojmë botës pasojat e qeverisjes marksiste te një vend i vogël, por edhe të vendeve të mëdha, të cilat i dehumanizon e i shkatërron, sepse aty mbjell korrupsionin dhe injorancën administrative.

Ka ardhur koha që të lavdërojmë Zotin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtetet demokratike dhe popujt e Bashkimit Europian dhe çdo shqiptar që po qëndron në këto kushte, n’uji hëngër pa hëngër me fëmijët e tij, kur me gjithçka, të gjithë jemi poshtë një çatije, dhe ta lavdërojmë këtë punë dhe të lutemi që të funksionojë drejtësia.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …