Nuk ka ligj, Prokurori apo Gjykatë që mund ta nxjerrin Ramën nga humnera për ku është nisur!

Nga Haris VONGLI

Po, Ahmetaj flet si një i penduar, një ndër ish-zyrtarët më të afërt të Edi Ramës, i cili nga arratia ka zbërthyer me detaje disa mega afera korruptive që përfshijnë figurat kyçe në pushtet. Ahmetaj është gjithashtu njëherësh fajtor për shpërdorim detyre dhe përfshirje në afera korruptive të mëparshme. Por, pavarësisht pozicionit të Ahmetaj, interesave dhe sikleteve të tij, rrëfimet dhe akuzat e bëra dje në emision janë të vërteta, janë realiteti se si është qeverisur dhe po qeveriset ky vend. Socialistët mbase nuk e “duan” më ish-drejtuesin e bugjetit të shtetit shqiptar, dhe e kryqëzojnë atë, por çështja është që mllëfi ndaj rrëfyesit nuk i zhbën aspak faktet që ulërasin dhe duhet të fundosin qeverinë Rama më keq se çe kanë fundosur gjer më sot.

Në një vend normal, qeveria duhet të kishte rënë

brenda 24 orëve dhe Rama do ishte thirrur jo vetëm si person në dijeni por do ishte marrë si i pandehur nga SPAK!

Ahmetaj e quan kryeministrin tuaj të dashur (sepse i imi nuk është) si kreun e organizatës, të përlyer me miliarda para të vjedhura, mashtrime të njëpasnjëshme, krim të organizuar, kartele droge, arbitrazhe të mundshme e gjer në rrezikshmëri të sigurisë kombëtare. Portet, aeroportet, doganat, infrastruktura, teknologjia, siguria e mbrojtja, ndërtimet, shëndetësia, arsimi, turizmi e kultura, etj, janë të gjitha të zhytura në korrupsion marramendës, konçensione, tendera e krim që Shqipëria nuk i ka parë kurrë më parë në këto 35 vite tranzicion e propagandë. Të gjitha të lartpërmendurat janë të zëna nën kthetrat e një njeriu të vetëm, dhe ai është Edi Rama, kreu i shtetit shqiptar që merr peng biznesmenë e punonjës të shtetit, njëjtë si në Palermon e viteve 60.

Të majtët, marksistët, sorosianët, të djathtët e përlyer tërthorazi, e shumë sekserë që operojnë lartë e poshtë nën direktivat e Ramës, nuk kanë më ç’të bëjnë për të mbuluar zgjyrën e pangopur të cilin kanë për drejtues. Nuk ka ligj, Prokurori apo Gjykatë që ta mbulojë më; nuk ka media, gazetar e funksionar të qeverisë që ta mbulojnë më dhe të mund ta nxjerrin Ramën nga humnera për ku është nisur. Janë njëherësh fajtor, mbuluesit dhe mbrojtësit e kokës së organizatës kriminale, me dhe pa ideologji. Nuk kanë më shpëtim!

Në një vend normal, qeveria duhet të kishte rënë në mënyrë të menjëhershme, jo prej intervistës së djeshme të Ben Ahmetaj (intervista e 4), por që në daljen e tij të parë publike. Ai ishte serioz në denoncimet e tij, pavarësisht peshësh së fajit. Çdo gazetar investigativ, si edhe SPAK, i kanë të gjitha dosjet aty, me fakte, me shkrim, zë dhe figurë, mjafton t’i futen punës seriozisht.

Shqipëria duhet të shpëtojë nga kreu i organizatës, dhe kjo duhet të ndodhë një orë e më parë. Çdo ditë që kalon përbën rrezik për Shqipërinë së cilës do i duhen dekada për të ngritur kokën, pas shpalljes fajtor të rrënuesit kryesor, Ramës!

About Redaksia

Check Also

Padronët i kanë dhënë Ramës një altoparlant qesharak të shajë SHBA dhe të mbrojë Kinën

Nga Ndriçim KULLA “Vdekja ka një reputacion të keq”, shkruan filozofi Robert Redecker. “Vetëm njerëzit …