Komunizmi i vjetër me fytyra të reja

Agustin M. MIRAKA
Këto kohë po shoh një gjë shqetësuese:
mediat shqiptare po e shtyjnë Lea Ypi-n si një lloj “fytyre të re”, madje deri aty sa disa e paraqesin si “kryeministre e ardhshme”.
Kjo nuk është rastësi. Në Shqipëri komunizmi nuk u zhduk, ai u rivesh me kostum mediatik. Sistemi është i njëjti: media zgjedh një fytyrë, e ambalazhon bukur, e shet si “të re”, si “intelektuale”, si “ndryshim”, dhe pastaj ia imponon publikut derisa të bëhet fakt i kryer. Ashtu si në raftet e supermarketeve: nuk zgjedh gjithmonë çfarë sheh, ta kanë vënë para syve. Kur një person që relativizon Enver Hoxhën, justifikon Stalinin, ose shfaq nostalgji për diktaturën paraqitet si e ardhmja e Shqipërisë, kjo nuk është pluralizëm. Është riciklim i ideologjisë. Shqipëria nuk ka nevojë për diktaturë me fytyrë akademike. Ka nevojë për të vërtetë, për përgjegjësi dhe për një ndarje të plotë nga komunizmi.
Unë dhe familja ime si she shumë shqiptarë bij e bija nënash e kemi vuajtur atë sistem e njohim kur e shohim, edhe kur vjen i paketuar me libra dhe intervista.
Unë nuk kam asgjë personale kundër Lea Ypi apo familjes së saj. Askush nuk zgjedh prindërit e vet dhe askush nuk duhet të gjykohet për prejardhjen. Por kam një problem serioz me atë që ajo përfaqëson sot publikisht. Kur e dëgjova në një bisedë publike të thoshte se nuk do të ishte dakord që Amerika ta kishte rrëmbyer Enver Hoxhën, u ndala.
Kur lexova librin e saj Free, ku ajo përshkruan se si si fëmijë vraponte dhe gjente siguri duke u fshehur dhe përqafuar statujën e Stalinit, e kuptova se kjo nuk ishte një shkarje. Ishte një botë e brendshme e formuar nga kulti i diktaturës. Stalini dhe Enver Hoxha nuk janë figura neutrale historike. Janë përgjegjës për miliona të vrarë, kampe, internime, tortura dhe shkatërrimin e jetës së mijëra familjeve, përfshirë edhe timen. Kur dikush flet me “mirëkuptim” ose relativizon këto figura, kjo nuk është analizë kritike. Është vazhdim i një ideologjie që ka shkaktuar trauma reale. Lea Ypi mund të jetë akademike, por ideologjia nuk zhduket me diplomë. Marksizmi i paketuar si “teori kritike” nuk e bën më pak të rrezikshëm. Me këtë shkrim nuk po sulmoj një person. Po kundërshtoj një mendësi që vazhdon të minimizojë krimet e diktaturës dhe të romantizojë xhelatët.
Dhe për ne që kemi kaluar internime, kampe dhe humbje, kjo nuk është teori.
Është jetë.

About Krye Redaktor

Check Also

Një lajm i padëshiruar për qytetarët shqiptarë në këtë fillim viti!

Nga Ylli ASLLANI Një ndëshkim që trondit jo vetëm qeverinë, apo ëndrrën amerikane të shqiptarëve, …