Berisha: Nuk marrim pushtet me dhunë! Mesazhi ynë për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se, nuk marrim pushtet me dhunë, mesazhi ynë për narkoshtetin është, ik një minutë e më parë.

Berisha u shpreh se, zemërimi popullor është i madh dhe i pandalshëm, ndërsa garantoi se protestat do të jenë forma e vetme e reagimit opozitar përballë, sipas tij, një qeverie të zhytur në korrupsion dhe kriminalitet.

“Kemi diskutuar për protesta të cilat do të gjitha do të shqyrtohen dhe do vendosen në kohën e duhur.

Pyetje: Të tipit? Mund të na i shpjegoni pak më qartë?

Sali Berisha: Opozita ka vetëm protesta të llojeve nga më të ndryshmet. Pra, mesazhi ynë për narkoshtetin është: ik një minutë e më parë. Zemërimi popullor është i jashtëzakonshëm, i papërmbajtur. Dhe ne jemi të vendosur të shkojmë gjer në fund largimin e kësaj organizate kriminale që siç e patë ju dhe nga intervista e fundit e Arben Ahmetaj, që në 5 dosje nxori rreth 12 miliardë euro të amnistuar, të vjedhura nga qeveritarët, nga Edi Rama dhe anturazhi i tij dhe të amnistuara nga SPAK-u i partisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a keni ju një thirrje ndaj protestuesve dhe në një formë ose në një tjetër, pritet që 24 janari t’i ngjajë 21 janarit?

Sali Berisha: 21 janari është vepër e Edi Ramës, e burracakut dhe frikacakut Edi Ramës. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunë. E ka deklaruar këtë me datën 12 dhjetor të vitit 1990. Konseguent në këtë linjë, ai e ka provuar. Natyrisht, Edi Rama po shkon drejt grahmave të fundit. Edi Rama është i pashpresë. Dhe zemërimi popullor do të bjerë mbi të.

 

About Redaksia

Check Also

Ndryshimet e reja në Kodin Penal/ SHBA paralaljmëron Ramën

Rama kërkon ti japë imunitet qeverisë që të mos preket nga drejtësia, por SHBA e …