Screenshot

“Reaguam në mënyrë shembullore…”/ Reagimi prej psikopati i njeriut që përmbyt shqiptarët

Teksa përmbytjet vijojnë të mbajnë nën ujë një pjesë të konsiderueshme të vendit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur edhe sot t’i kushtojë pak minutazh tek podkasti i tij “Flasim”.

Ashtu si herët e tjera, Rama i ka përshkruar përmbytjet si një fenomen “normal” dhe të pashmangshëm, duke theksuar se këto ngjarje nuk janë as ekskluzivitet shqiptar, por një dukuri globale. Sipas tij, shteti shqiptar ka reaguar në mënyrë shembullore, aq sa kryeministri u shpreh se ndihet krenar për mënyrën se si situata është menaxhuar.

Për ta forcuar argumentin, kryeministri solli në vëmendje faktin se moti ekstrem ka prekur një territor të gjerë, duke përfshirë edhe Stambollin, ku, sipas tij, pamjet kanë qenë “apokaliptike”. Ai shpjegoi se përplasja e masave ajrore të ftohta me ato të ngrohta ka prodhuar këtë realitet, ndërsa ndryshimet klimatike nuk nënkuptojnë vetëm verëra përvëluese, por edhe dimra të paqëndrueshëm, me më shumë përmbytje e zjarre.

“Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë. Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat i ri i klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”, tha Rama.

Edhe pse mijëra qytetarë kanë kaluar ditë të tëra mes ujit dhe pasigurisë, Rama ka këmbëngulur se problemi nuk qëndron te hidrovoret jashtë funksionit apo te kanalet e bllokuara, por te ndryshimet klimatike, të cilat sipas tij,bjanë “fajtori i vetëm” i kësaj situate.

About Krye Redaktor

Check Also

Boçi: Rama e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE, ndërsa SHBA…

Nga Luçiano BOÇI …dhe ky e ushqen këtë popull me lugën bosh të BE-së, ndërsa …