Mirënjohje e pakufishme për Shkodrën që i priu lirisë!

Nga Eliona Kodra SHKRELI 
Kryetare e PD dega Shkodër

Gëzuar ditëlindjen PD dega Shkodër!
Partia Demokratike e Shkodrës prej 28 dhjetorit të vitit 1990, filloi organizimin për krijimin e saj duke u zyrtarizuar plotësisht me 12 dhjetor të vitit 1991!
Partia Demokratike në Shkodër nuk u krijua në zyrë në kushte komoditeti, por në një shtëpi private, konkretisht shtëpinë e z.Liljan Idrizi, nën terror, ndjekje, kërcënime dhe nën vëzhgimet nga spiunët e regjimit.
Ajo u ngrit nga ish-të burgosur politikë, studentë dhe intelektualë antikomunistë që refuzuan të jetonin me frikë dhe nën nënshtrimin e regjimit Hoxha!
Shkodra nuk ka qënë kurrë spektatore e demokracisë — ishte motori dhe ndërgjegja e saj.
Respekt, përulje dhe falenderim pa fund për themeluesit që sfiduan diktaturën e regjimit komunist!
Nderim për të gjithë ata që kontribuan për ndryshimin e historisë së Shqipërisë!
Mirënjohje e pakufishme për Shkodrën që i priu lirisë!
Në cilësinë e kryetares së PD dega Shkodër shpreh falenderime për të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike Shkodër ndër vite, për mijëra anëtarë, mbështetës, aktivistë, militantë dhe qytetarë, që besuan dhe vazhdojnë të besojnë tek Partia Demokratike dhe te liria që është themeli kryesor i krijimit të kësaj partie dhe ku mbështetet e gjithë ekzistenca e saj.
Shkodra nuk u përkul dje dhe nuk do të përkulet kurrë!
Partia Demokratike është shpresa e vetme për shkodranët dhe shqiptarët!
“Liri, demokraci” dy fjalë të shenjta që janë thelbi i ekzistencës dhe kauza kryesore e Partisë Demokratike!
Të gjithë bashkë drejt fitores së Partisë Demokratike, fitores së Shkodrës dhe fitores së Shqipërisë!
FALEMINDERIT PD✌️✌️
#12Janar #PDShkodër #Demokracia #Shkodra #Liri #Histori

About Redaksia

Check Also

Balliu me Krichabaum në Mynih: Lufta reale ndaj korrupsionit kusht për integrimin e Shqipërisë nëBE

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka takuar në Mynih, Gjermani, Gunther Krichbaum, Ministër i Shtetit …