Proces i stisur/ Avokatja e kreut të PD: Të thirret dëshmitar Edi Rama…

Avokatët e liderit të opozitës, Sali Berisha kanë kërkuar gjatë seancës për dosjen “Partizani” që të thirret dëshmitar edhe kreu i qeverisë Edi Rama. Sipas avokates Gjyzari ky është një proces i stisur dhe i shtyrë na politika.

“Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse”, tha avokatja Klodiana Gjyzari.

Klodiana Gjyzari: Shtyrje nga politika për të nisur këtë hetim penal, përndjekje politike dhe jo ndjekje penale. Kallëzimi u bë nga Taulant Balla dhe regjistrimi i procedimit brenda ditës.

Sapo shumica parlamentare ka marrë pushtetin, ka urdhëruar kontrolle e aktet e këtyre kontrolleve nuk janë depozituar janë regjistruar nga ministria e mbrojtjes dhe i çon në shtëpi, më pas i depoziton si kallëzim penal. Nuk gjenden aktet e 2014 as si fotokopje në arkiva. Nuk paraqiti kallëzim shumica parlamentare në 2014.

Ngrihet Task Forcë nga Rama të realizonte një komision të ndaluar nga kushtetuesja dhe GJEDNJ, që të rishikoheshin kalimet e pronave te pronarët. Asnjë rezultat nuk u gjet apo të paraqitej. Berisha hetohej në masë shtrënguese me pretendimin se mund të ndikonte tek provat, ndërsa episodet i takojnë 15 vite më parë dhe “provat” ndodheshin në arkivat e institucioneve që drejtohen sot nga pala paditëse.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Sulmet ndaj gazetarëve nuk janë debat! Janë arratisje nga llogaridhënia!

Nga Jorida TABAKU Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë …