“Sytë nga Tirana”, Ancelotti: Do bëj ‘tifo’ për Romën

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka folur për finalen e Conference League, mes Romës dhe Feyenoord ku zbuloi se vazhdon të jetë tifoz i Romës.

Në një intervistë për “UEFA Channel”, tekniku theksoi se ende kujton kohën kur ka qenë në Romë dhe thekson se ka shumë respekt për trajnerin e Romës, Jose Mourinho-n.

“Kam jetuar 7-8 vite në Romë dhe ishte një kohë shumë e mirë, isha 20 vjeç. Ende e kujtoj atë periudhë dhe vazhdoj të jem një super tifoz i Romës. Tani te Roma është një trajner që unë e respektojë shumë, po ashtu është një mik shumë i mirë për mua si Jose Mourinho. Sigurisht që do e ndjek këtë ndeshje”, deklaroi Ancelotti.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply