Berisha: Ramën nuk do e heqë drejtësia apo “Deltat”, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Ramën nuk do ta heqë drejtësia apo ‘Deltat’, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre

“Nuk ka asnjë diskutim që Edi Rama bën gjithçka, dhe jo bën, por do të bllokojë drejtësinë. Do të përdorë 83 mandatet e tij të krimit, kundër drejtësisë. Dhe këtu ndaj themi ne, fjalën e vetme e kanë qytetarët shqiptarë.

Ne kemi theksuar dhe theksojmë, Edi Ramën nuk do ta heqë drejtësia. Edi Ramë nuk do ta heqin ‘Deltat’, atë do ta heqin qytetarët shqiptarë me protestat e tyre.

Nuk kemi asnjë lloj dyshimi në këtë qëndrim, në këtë mendim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …