“Partizani”/ Malltezi: Prokurorët e nënshtruar politikisht kanë zgjatur 4 vjet hetime për të sajuar prova

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, në një prononcim për mediat, deklaroi se i gjithë procesi i dosjes “Partizani” është një përndjekje e mirëfilltë politike, ku autori është përcaktuar paraprakisht dhe provat janë sajuar më pas.

Malltezi tha se, në këtë rastin konkret, prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kanë identifikuar autorin, pra fajin e ka Saliu, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin.

Ai e cilësoi si të paimagjinueshme faktin që një prokuror mund të falsifikojë përmbajtjen e një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM), duke lënë të kuptohet se një gjë e tillë ka ndodhur gjatë hetimeve.

Jamarbër Malltezi: Një prezantim të mbrojtjes, parashtresa paraprake. Jemi në seancën e radhës, “fajin e ka Saliu”. Ligji kërkon që të kesh njëherë faktin, pastaj në bazë të faktit të shikohet fakti, a ka vepër penale apo jo dhe pastaj shikohet te autori.

Në këtë rastin konkret, është shumë e bukur sepse prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kemi identifikuar autorin. Pra “fajin e ka Saliu”, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin dhe në mungesë të provave apo të fakteve, tani ecin me pretendime apo perceptime që duhet të jetë e tillë se Berisha e kishte pushtet.

Pra targetohet njëherë armiku, pastaj provat sajohen rrugës, siç ndodh rëndom në drejtësinë e demokracive popullore të lindjes. Pra, nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike, po kjo nuk është gjë, nuk është gjë e rëndë, nuk është gjë e re le të themi, është e rëndë për shtetin ligjor, por nuk është gjë e re.

Për këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë minuar keq demokracinë. Sepse me mashtrimet e tyre, me fallsifikimet që kanë ndodhur, është e paimagjinueshme se si një prokuror mund të fallsifikojë dhe përmbajtjen e një VKM-je. Dhe doli në seancë që prokurorët kanë mashtruar…

About Redaksia

Check Also

“Al Jazeera” jehonë revoltës/ Kërkohet largimi i Ramës pas akuzave për korrupsion

Media e fuqishme ndërkombëtare më e madhja në Azi, “Al Jazeera” i ka kushtuar vëmendje …