Berisha: Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve!

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi qytetarët dhe opozitarët në protestën e 24 Janarit duke theksuar se ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e shqiptarëve. Ai tha se, do të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore.

Berisha: Çdo ditë mediat njoftojnë për skandale e superskandale.

Çdo ditë njoftohen se vendimet në Shqipëri i marrin kartelet e drogës.

Se qeveria punon për pasurimin e saj, punon për pasurimin e karteleve, varfërinë dhe mjerimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të përballet me zemërimin e qytetarëve.

Ka ardhur koha që qeveria të ndëshkohet me zemërimin e qytetarëve.

Ndaj dhe u ftoj të bëjmë gjithçka për një kryengritje paqësore, për një revolucion të ri, i cili do të fshijë nga harta e Shqipërisë narkodiktaturën e Enver Hoxhës, do shndërrojë në vendin e bekuar të qytetarëve të ndershëm, punëtorë, të aftë.

Në vendin e qytetarëve që e duan dhe e ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Rroftë Shqipëria!

Rrofshi ju!

Rrofshin shqiptarët!

About Redaksia

Check Also

Mesazhi gjerman në zyrën e Ramës/ Mos mbro Ballukun dhe mos i bëj presion SPAK

Ministri gjerman, Günther Krichbaum gjatë vizitës së tij në Shqipëri mësohet se po zhvillon aktualisht …