Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në “Foltore” tek kryeministria i është drejtuar qytetarëve me thirrjen për t’u bërë pjesë e protestës kombëtare të 24 Janarit të thirrut nga opozita.
Ai tha se do të krijojmë një front të vërtetë opozitar për të përmbysur narko-diktaturën.
Berisha: Të dashur miq, opozita shqiptare ka vendosur të thërrasë një protestë me datën 24 janar, në të cilën të japim mesazhet e qarta, përfundimtare Edi Ramës.
Hiq dorë nga grushti i shtetit, prano ligji dhe Kushtetutën, përndryshe do të nxjerrim ne jashtë ligjit, jashtë Kushtetutës.
Ndaj dhe me 24, të gjithë në këtë shesh për të treguar fuqinë e bashkimit të shqiptarëve, fuqinë e guximit të shqiptarëve, vizionin ne tyre, shpirtin e pamposhtur të popullit opozitar.
Të dashur miq, këto ditë që na ndajnë është jetike që secili prej nesh të ulet rrafsh, të bisedojë me çdo qytetar, pavarësisht nga bindjet e tij politike.
Të bashkohemi, të bisedojmë me çdo intelektual, pavarësisht nga qëndrimet e tij, të dalë nga konformizmi, të harrojë se konformizmi është sëmundja më e tmerrshme e një intelektuali.
Se konformizmi nuk i lejon atij të përmbushë misionin e madh para qytetarëve, para popullit të tij.
Të bëjmë gjithçka për një front të vërtetë opozitar, i cili të përmbysë diktaturën e autokratit, e kleptokratit, Edi Rama, narkodiktatorit të parë dhe të vetëm në Europë.
I bëj thirrje të rinjve të ngrihen në lartësinë e misionit të shenjtë, hyjnor.
Gjenerata e tyre është gjenerata e misioneve të mëdha.
Gjenerata e tyre po përbys diktatura dhe epoka.
Ndaj dhe ftoj çdo të ri të këtij vendi të ngrihet në lartësinë e idealeve të tij dhe me guximin, energjinë të bëjë çdo gjë për largimin e këtij regjimi armiqësor ndaj shqiptarëve.
Gazeta RD