Pas përmbytjeve të ditëve të fundit, disa zona të Bashkisë Shkodër mbeten të prekura nga prezenca e ujit. Ndërkohë që niveli i ujit ka shënuar ulje të lehta, rrugët dhe tokat bujqësore vazhdojnë të jenë të prekur.
Në zonën Obot, aksi rrugor që lidh fshatin me rrugën kryesore ka prezencë uji rreth 100 cm, duke shënuar një ulje prej 10 cm krahasuar me ditën e djeshme.
Në Njësinë Administrative Dajç, zonat Urrelat–Shirq raportojnë ulje të nivelit të ujit rreth 10 cm, por prezenca e ujit mbetet në kanalet kulluese të tokave bujqësore pa depërtim në banesa.
Sipërfaqja e tokës bujqësore me ujë në të gjithë bashkinë është aktualisht:
Dajç: 80 ha.
Velipojë: 120 ha.
Ana e Malit: 550 ha.
Bërdicë: 50 ha.
Totali: 800 ha.
Gazeta RD