Kryetarja e PD Lezhë: 35 vite qëndresë për liri e demokraci! të rrëzojmë me çdo çdo kusht këtë diktaturë!

Kryetarja e PD Lezhë, Donika Ndoji, në fjalën e saj në foltoren e opozitës, theksoi rëndësinë historike të 35-vjetorit të Partisë Demokratike, duke vlerësuar sakrificat, sfidat dhe qëndresën e demokratëve ndër vite.

Ajo falënderoi themeluesit dhe drejtuesit e PD-së për kontributin në ndërtimin e pluralizmit politik, ndërsa denoncoi situatën e rëndë politike dhe shoqërore në vend, shpopullimin dhe largimin e rinisë, duke theksuar se Partia Demokratike, nën lidershipin e Sali Berishës, mbetet shpresa për rikthimin e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Donika Ndoji: I nderuar drejtues politik, të nderuar deputetë dhe kandidatë për deputetë. Është nder dhe përgjegjësi e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në këtë bashkëbisedim të hapur në një moment historik për Partinë Demokratike. Sot shënojmë 35 vite së bashku, 35 vite sfidë, sakrificë, përpjekje, liri, demokraci, për dinjitet njerëzor. Ndaj, dua t’ju shpreh falënderim të veçantë për themeluesit e Partisë Demokratike, ata që guxuan, u përballen me diktaturën më të egër të Europës Lindore për të ndërtuar pluralizmin politik në Shqipëri. Falënderim për të gjithë kryetarët e Partisë Demokratike që mbajtën në këmbë Partinë Demokratike në momente shumë të vështira në degën Lezhë apo edhe në Shqipëri. Partia Demokratike ka pasur ulje dhe ngritjet e saj.

Përgjatë këtyre viteve ka kaluar momente të vështira, sfida të forta, na ka bërë që të reflektojmë. Por çdo ulje ka qenë një mësim, çdo ngritje një dëshmi që kjo forcë politike ka brenda vetes energjinë për t’u ringritur edhe për t’u korrigjuar. Vetëm duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke reflektuar me ndershmëri dhe duke mbajtur gjallë vlerat mbi të cilat u themelua Partia Demokratike, do të ecë përpara dhe do të qëndrojë pranë qytetarëve me dinjitet ashtu sikur i ka hije. Qëndresa jonë ndër vite ka pasur kosto, sakrifica dhe padrejtësi. Por demokratët lezhjanë nuk u dorëzuan asnjëherë përballë kësaj klike të korruptuar. Sot realiteti shqiptar është i hidhur dhe dramatik. Kjo falë kësaj situate politike që ndodh në Shqipëri. Shqipëria po zbrazet, rinia po ikën, fshatrat po shpopullohen, shkollat po mbyllen. A është ky integrimi europian për Shqipërinë tonë të dashur? Jo, ky është një dështim i një qeverisje të korruptuar. Ne nuk ua kemi borxh diktaturën fëmijëve tanë. Ne u kemi borxh shpresën, guximin për të ëndërruar dhe mundësinë për të jetuar të lirë dhe të barabartë në atdheun e tyre.

Prandaj, Partia Demokratike sot ka një bosht të qartë, liderin e saj, profesor doktor Sali Berishën, njeriun që mishëroi qëndresën, opozitarizmin dhe betejën për liri dhe demokraci. Misioni i Partisë Demokratike është të mbajë gjallë idealin në të cilin u themelua, të rrëzojë me çdo formë, me çdo kusht, me çdo mjet këtë diktaturë e cila është instaluar këtu e 13 vite më parë, për të ndërtuar një shtet të së drejtës ku të gjithë qytetarët të kenë të drejtë të jetojnë të barabartë në Shqipërinë tonë. Lezha do jetë pjesa aktive e këtij ndryshimi historik, falë forcës, qëndresës dhe guximit tuaj, të dashur demokratë lezhjanë. Faleminderit për përkushtimin dhe besimin që i keni dhënë Partisë Demokratike në këto 35 vite, por më shumë faleminderit për këto 13 vite opozitë që keni qenë qëndrestarë në qytetin tonë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …