Përmbytjet në Hamallaj/ Berisha publikon videon: Pompat u vodhën nga patronazhistët

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish këtë të martë në lidhje me përmbytjet masive të regjistruara në qytetin e Durrësit.

Në një postim në rrjete sociale, Berisha ka ndarë një video nga zona e Hamallajt, teksa shkruan se përmbytjet në këtë zonë janë shkaktuar pasi disa patronazhistë të PS-së ka vjedhur popmat.

‘U vodhën pompat nga patronazhistët e Ramaduros, ndaj u përmbyt Hamallaj’, shkruan Berisha, krahas videos së përcjellë nga një qytetar, i cili tregon përmbytjen e tokës bujqësore në zonën e Hamallajt në Durrës.

Qytetari ka treguar përmes videos, se si hidrovori në Hamallaj ka dalë jashtë funksionit për shkak të vjedhjes së investimeve që mund të shpëtonin qindra e mijëra familje nga përmbytjet.

About Redaksia

Check Also

Vlora sërish pa ujë!

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si …