Berisha: Rama dhe Lubia po shkatërrojnë provat pa ndërprerje! Të dorëhiqet Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se, Rama dhe Lubia po shkatërrojnë provat pa ndërprerje!

Në fjalën e tij nga salla e konferencave në selinë blu, Berisha kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ramës, ndërsa ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës kombëtare të opozitës më 24 janar.

“Sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim’, u shpreh Berisha.

Makineria e manipulimit dhe e shkatërrimit të provave dhe dokumenteve që fajësojnë inkriminimin e plotë dhe total të Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe bashkëpunëtorëve të tyre në një seri aferash shumë të rënda, që shkojnë në miliarda euro vjedhje të taksapaguesve shqiptarë, vazhdon pa ndërprerje.

Ndërkohë intimidohen dhe thirren si në zyra të policisë sekrete punonjës të administratës, të cilët ose duhet të ndryshojnë dëshmitë e tyre ose nuk duhet të dëshmojnë apo të thonë ato që porositen.

Presion i jashtëzakonshëm bëhet mbi Gjykatën Kushtetuese.

Pra, Edi Rama për të mbrojtur veten e tij, krimet e tij, po shkon drejt grushtit të shtetit, asgjësimit de facto të drejtësisë në Shqipëri.

Duke dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të papërgjegjshme, i kërkoj atij dorëheqjen dhe largimin e tij nga posti i kryeministrit.

Ai është sot njeriu më i rrezikshëm për shqiptarët, dhe jo vetëm për shqiptarët, por me lidhjet e tij të krimit ai përbën një rrezik të madh për rajonin dhe më gjerë.

PD u bën thirrje shqiptarëve, sot më shumë se kurrë të flasin me zemërimin e tyre, të flasin me guximin e tyre, të flasin me ndjenjat e dashurisë së tyre për këtë vend dhe të ardhmen e shqiptarëve me datën 24 janar në protestën kombëtare të thirrur nga opozita për këtë qëllim”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vlora sërish pa ujë!

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si …