Skandali Durana/ Berisha: Baxhanaku i Ramës jepte informacione me pagesë për tenderat para se të bëheshin publike

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar një tjetër skandal, atë të DURANA-s, parkun virtual në Xhafzotaj të Durrësit.

Berisha tha se, baxhanaku i Ramës, ishte ai që jepte informacione me pagesë për tenderat para se ato të bëheshin publike.

Ai theksoi se, nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri.

“Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj’, u shpreh ndër të tjera Berisha në denoncimin e këtij skandali të radhës nga ana e qeverisë.

Sot unë rikthehem edhe njëherë në një dosje që në një aspekt ka ngjashmëri absolute me djegësin e Tiranës.

Në rast se ju shkoni në Sharrë dhe kërkoni investimin 130 milionë euro të taksave të shqiptarëve për djegien e plehrave, ju nuk gjeni aty asnjë tullë, asnjë gjurmë të tij.

Në këtë drejtim, Troplana apo Durana e famshme e Edi Ramës është identike, pasi po të shkoni në Xhafzotaj ku do ngrihej e famshmja Troplanë, aty gjeni vetëm livadhet e Fatmir Troplinit dhe nuk gjeni asnjë gjurmë të saj.

Ndërkohë, me këtë etiketë, me Duranë, janë vjedhur qindra milionë euro taksa, që të gjitha pronë e qytetarëve shqiptarë.

Taksa të mbi 50 kompanive, të përzgjedhura një nga një për t’i paguar taksën jo tatimeve, por për t’i paguar taksën sarajeve të Surrrelit, Armand Frangut, Linda Ramës, Edi Ramës.

Kjo është e vërteta.

Tani më lejoni t’u njoh pak më me hollësi, dhe kjo vetëm me njërin aspekt të veprimtarisë kriminale të Troplanës, të objektit Troplana.

Një monopol i ri teknologjie krijohet.

Troplana nuk nisi me tendera, por nisi me organizimin e bazës, infrastrukturës së vendimeve.

Famëzi Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijon shoqatën ACTI. Këshilli shqiptar, se këta edhe shkurtimet nuk i vënë në shqip, për të vënë një maskë përpara, i vënë në anglisht. Këshilli shqiptar për teknologjinë dhe inovacionin me president Ermal Beqirin, këtë faqezi që nuk ka toka si ai.

Qëllimi zyrtar: bashkim profesionistësh të IT.

Qëllimi real: krijimi i një monopoli ku 50 kompani anëtare drejtojnë projektet qeveritare, përpara se ato të bëhen publike.

Imagjinoni çfarë veprimtarie.

Pra, ato janë në origjinën e projekteve qeveritare.

Për t’ua zbërthyer pak, në verën e nxehtë të vitit 2019, kompania e thjeshtrës së Edi Ramës me porosi të Zotove, bën projektin e një parku magjepsës në Porto Romano. Në vjeshtë sulltani i Surrelit zgjohet pasi kishte fjetur gjithë natën me ëndrrën e parkut dhe shpall tenderin, të cilin do ta ndërtonte private për parkun e Porto Romanos.

A e kuptuat pra? Në një kohë që thjeshtra kishte dorëzuar projektin, e kishte lumturuar thjeshtrën me projektin.

Tani këto kompanitë, këto kishin edhe hierarkinë e tyre.

Nuk ishte klub dosido kjo, këshilli i Armand Frangut.

Klubi ishte i tillë, kishte kategori silver- argjend, gold- flori, platinium-superiore fare.

Aksesi në informacionin e tenderave, pra në origjinën fare të tenderave, varej nga tarifa e paguar.

Nëse i paguaje Frangut deri në 5 mijë euro në vit, e merrje gold. Për platinium duheshin negociata me përfaqësuesin e Armand Frangut që quhej faqezi Ermal Beqiri”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Albcontrol, 700 mijë euro kompanisë që ndau paratë e Benet Becit dhe Berberit

Consulting & Management Albania, kompania e përfshirë në skandalin e tenderit 850 mijë euro, që …