Berisha: Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro, Rama legalizoi parajsën e Troplinëve

Kryetari i PD tha se, Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro duke shkelur ligjet, Rama legalizoi parajsën e Troplinëve.

Berisha publikoi dokumente që sipas tij, tregojnë se si Ermal Beqiri, emri i të cilit fshihet pas baxhanakut të Ramës, Armand Frangu, krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro.

Ai tha se, këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.

“Legalizimi i parajsës së Troplinëve.

Se ata nuk ndahen pa gjë, jo, dhe ata, mos mendoni ju se, ata kanë aksione te tyre këtu, nuk i japin kot livadhet ata. As arat.

Pra, legalizimi i parajsës.

Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park.

Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona.

Çfarë është kjo Elira Kokona?

Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona.

Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri.

Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur.

Shefin e tij, Ergys Agasin.

Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana.

Dhunimi i ligjit 58, viti 2022.

Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit.

Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike.

Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj.

Shpikja e modelit virtual.

Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual.

Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan.

Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm.

Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit.

Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri.

Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.

Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress.

Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.

Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative.

Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë.

Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie.

Ky është Edi Rama.

E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem.

Kategoria individuale, tarifa 50 euro në vit, këta janë plebejtë, që paguajnë 50 euro dhe shtojnë numrin e anëtarëve të klubit”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Albcontrol, 700 mijë euro kompanisë që ndau paratë e Benet Becit dhe Berberit

Consulting & Management Albania, kompania e përfshirë në skandalin e tenderit 850 mijë euro, që …