Kreatx është bërthama e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri, pas saj fshihet Ermal Beqiri, pra Armand Frangu

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Kreatx është bërthama e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri, pas saj fshihet Ermal Beqiri, pra Armand Frangu.

Berisha gjatë konferencës me gazetarët theksoi se, pas emrit të biznesmenit Ermal Beqiri, fshihet baxhanaku i kreut të qeverisë, Armand Frangu.

“Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro, sepse ai është në kërkim, por Armand Frangu është i lirë, nga paratë publike përmes personave dhe kompanive publike që konsiderohen si zar për njerëzit e afërt të tij’, u shpreh Berisha.

Tani të shohim pak se kush është Kreatx dhe kush fshihet pas saj.

Kreatx nuk është thjesht një kompani softuresh, por bërthama operacionale e monopolit të ri teknologjik në Shqipëri

Pronësia dhe kontrolli.

Kompania kontrollohet në aparencë nga Ermal Beqiri, në të vërtetë nga Armand Frangu, Lindat e AKSHI-t dhe Surrelit.

Ermal Beqiri është edhe drejtuesi i shoqatatës ACTI.

Kreatx shpk është vendosur në pronësi të Enor Nakuçit dhe Lejdi Koçit.

Hardtech në pronësi të Enea Buzës.

Pikërisht kompania Hardtech dhe pronari i saj, Enea Buza janë në qendër të dyshimeve.

Buza rezulton të ketë qenë më herët aksioner dhe i punësuar në kompaninë Horizon, e lidhur drejtpërdrejt me Ermal Beqirin.

Se çfarë bëjnë këta, krijojnë dhjetëra kompani dhe i fusin të gjitha në furrë.

Personash i njohur për skandale të rënda dhe aktualisht i shpallur në kërkim si organizator i pengmarrjes me Ergys Agasin në rastin e Gerond Meçes dhe pa asnjë diskutim në rastin e Daniel Shimës, të cilën e bllokon Altin Troplini.

Skandali qëndron në faktin se pavarësisht se Ermal Beqiri është në kërkim nga drejtësia, ai dyshohet se vijon të përfitojë miliona euro, sepse ai është në kërkim, por Armand Frangu është i lirë, nga paratë publike përmes personave dhe kompanive publike që konsiderohen si zar për njerëzit e afërt të tij.

Lidhja direkte politike është Ergys Agasi që edhe sot jep urdhra dhe mban të gjallë aktivitetin e tij. I lirë, gjoja me mandat arresti.

Me datën 21:12.2023, me anë të kontratës së shitjes së kapitalit, ortaku Enea Buza shet 35 përqind të kuotave të kapitalit kundrejt çmimit 125 mijë lekë.

Pas transferimit largohet ortaku Enea Buza nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë Comscope Limited mbetet zotërues me 100 përqind të kapitalit.

Me datën 19.4.2024, me anë të kontratës së shitjes së kuotave të kapitalit, ortaku Comscope Limited shet 100 përqind të kuotave në favor të Ermal Beqirit- Armand Frangut- kundrejt çmimit 380 mijë euro, pra një larje e mirëfillte parash në këtë rast.

Pas transferimit largohet ortaku Comscope Limited nga shoqëria dhe ortaku i vetëm i shoqërisë bëhet Ermal Beqiri, zotërues 100 përqind i aksioneve”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vlora sërish pa ujë!

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si …