Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin Mercenari firmosi urdhër-arrest për Ahmetajn edhe pse s’kishte vepër penale.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se, dosja e djegësit të Tiranës fillimisht kishte qenë në duart e një prokurori tjetër, i cili kishte vendosur se Arben Ahmetaj nuk kishte përgjegjësi penale. Megjithatë, dosja i kaloi më pas drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili firmosi urdhër-arrestin për njeriun e vetëm që kundërshtoi 4 herë projektin e djegësit të Tiranës, i vetmi
“Altin Dumani ka patur një dosje dhe kjo dosje ka qenë e djegësit të Tiranës dhe Altin Dumani ka lëshuar urdhër-arresti për Arben Ahmetaj, në një kohë kur një prokuror tjetër e ka patur atë dosje dhe ka deklaruar se, nuk ka vepër penale për Arben Ahmetaj.
Altin Zelltari, Altin Mercenari ka marrë dosjen dhe ka lëshuar urdhër arresti për njeriun që e kishte kundërshtuar 4 herë projektin e djegësit të Tiranës, i vetmi. Dhe ka përdorur si argument se punonjësja e tij, një nga anëtarët e KVO ka votuar pro kompanisë të cilës Edi Rama i kishte dhënë 8 pikë. Dhe sot e kësaj dite djegësi i Tiranës është një varr i hapur, nuk e mbyll dot kush atë se janë 130 mln.
Ata që u morën me dosjen e thanë, pse nuk e bëre ti. Ti e pate, ti as nuk thirre Erion Veliajn dhe as Edi Ramën, por një njeri që ishte liruar nga detyra dhe një njeri, që për hir të së vërtetës, me një urrejtje patologjike e persekutonte edhe Linda Rama.
Arben Ahmetaj deklaroi dhe nuk e ka kundërshtuar kush, se është Linda Rama ajo që i dha gjobëvënësit Doçi, i keqpërdorur nga Altin Dumani dhe tjerë me radhë, faturat e hotelit”, tha Berisha.
Gazeta RD