Deputetja e PD, Albana Vokshi ka reaguar pas pezullimit të vizave nga Shtetet e Bashkuara, duke e cilësuar këtë zhvillim si një pasojë të drejtpërdrejtë të korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe shndërrimit të Shqipërisë në një narkoshtet.
Sipas Vokshit, përgjegjësia nuk bie mbi qytetarët shqiptarë, por mbi një pushtet të kapur, i cili po e izolon vendin dhe po e largon Shqipërinë nga Europa dhe bota demokratike.
Reagimi
🚫 SHBA pezullon vizat!!
Kur një vend kthehet në narkoshtet, i sunduar nga krimi, kartelet dhe korrupsioni, pasojat janë të pashmangshme.
❌ Nuk është faji i qytetarëve.
❌ Është faji i një pushteti të kapur.
Shqipëria po izolohet!!
Protesto në datë 24 Janar!
Protesto për largimin e një Qeverie që po na largon nga Europa dhe izolon nga bota!!
Protesto! 24 janar 2026 Para Kryeministrisë!!!
Gazeta RD