Balliu: Rama po na izolon, më 24 janar të bashkohemi për të mbrojtur Shqipërinë nga babëzia, korrupsioni e kartelet e qeverisë!

Deputeti i PD, Klevis Balliu tha se, jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa kufizuese, por edhe Bashkimi Europian, si pasojë e skandalit të fundit tek AKSHI, ku u faktua ngritja e një sistemi narko-terrorist nën drejtimin e Edi Ramës.

Në një deklaratë pë mediat, Balliu u bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën kombëtare të PD të thirrur më 24 janar para kryeministrisë me qëllim mbrojtjen e të ardhmes së vendit “nga babëzia, korrupsioni dhe mbi të gjitha, kartelet e drogës të qeverisë”.

Deklarata

Si pasojë e vjedhjes sistematike, korrupsionit të shfrenuar, kapjes së shtetit, mungesës së lirisë dhe, mbi të gjitha, bashkëpunimit të drejtpërdrejtë të qeverisë me kartelet e drogës, Shqipëria sot është kthyer në një vend të pasigurt. E ardhmja e çdo qytetari është e errët dhe e kërcënuar.

Jo vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa kufizuese, por edhe Bashkimi Europian, si pasojë e skandalit të fundit tek AKSHI, ku u faktua ngritja e një sistemi narko-terrorist nën drejtimin e Edi Ramës. Një sistem ku kartelet kontrollojnë segmente të sigurisë kombëtare dhe marrin peng biznesmenë që nuk pranojnë të tërhiqen nga tenderat publikë. Për këtë arsye, komuniteti europian vendosi të pezullojë fondet për dixhitalizimin, pasi tashmë është e provuar se Shqipëria ka një qeveri që vjedh fondet publike.

Ndërkohë, Edi Rama tallet me shqiptarët duke folur për integrim në Bashkimin Europian, në një kohë kur vetë Bashkimi Europian pezullon fondet për Shqipërinë për shkak të vjedhjeve dhe bashkëpunimit të tij me bandat kriminale.

Sot vendi ndodhet në rrezik serioz, ndërsa e ardhmja e qytetarëve është e kërcënuar, sepse qeveria po negocion interesat kombëtare të Shqipërisë për interesa të ngushta monetare të pushtetit.

Çdo ditë e më shumë po largohemi nga misioni ynë për t’u integruar në botën euro-atlantike, dhe kjo ndodh vetëm për faj të Edi Ramës.

AKSHI është pasqyra më e qartë e sistemit narko-terrorist të ngritur nga Rama, ku trafikantët dhe grupet kriminale kontrollojnë institucionet shtetërore.

Sot, Edi Rama është i vetmi kryeministër në botë që ka ngritur një post të posaçëm për të kontrolluar gjithçka: koordinatorin e krimit të organizuar brenda qeverisë.

Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Shqipëria vizitohej nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara; sot, shqiptarët nuk mund të udhëtojnë lirshëm drejt SHBA-së, sepse udhëhiqen nga një qeveri e karteleve. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike, Bashkimi Europian sillte fonde për Shqipërinë, si në bujqësi ashtu edhe në dixhitalizim; sot këto fonde janë bllokuar, sepse BE deklaron qartë se ato vidhen nga qeveria.

Më 24 janar, të bashkohemi për të mbrojtur të ardhmen e Shqipërisë nga babëzia, korrupsioni dhe kartelet e qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Një histori me prostituta e ministrit të ri të Ramës

Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më …