Rama ka rënë në çark/ Kush i dërgon dosjet e Ramës tek Ahmetaj

Sali BERISHA

Në të dy dosjet, i di ato ai. Ndaj dhe i them këto që shqiptarët ti kenë të qarta se çfarë rreziku përbën ky i papërgjegjshëm, kreu i organizatës kriminale për Shqipërinë dhe vendin. Është kapur në çark, nuk ka më.

Ai po mbron veten e tij se dhe vaj të nxehtë do të ju hidhte në vesh në mesnatë, po të shpëtonte. Por nuk shpëton dot. Jo. E ka shumë të qartë.

Do thotë kush por po aludon. Nuk jam unë që kam aluduar për krimet e tij. Është ai që është i akuzuar dhe për krime. Po, absolutisht. Ndaj dhe i them këto që qytetarët të realizojnë se çfarë rreziku paraqet ky njeri në pushtet. Çdo ditë e tij në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar.

A i keni parë rilindasit ju? Të gjithë kanë marrë fytyrën e Lubisë. U ka ikë fytyra. Po, absolutisht u ka ikur fytyra. Janë vetë mëkatarë, por jo në shkallën e këtyre. Jo në këtë shkallë. Nuk ka ndodhur kurrë.

Ai po përpiqet në të gjitha mënyrat të lobojë, stërlobojë, por në mënyrë absolute gjë në botë nuk do ta shpëtojë nga qytetarët shqiptarë.

Ndaj dhe ne jemi këtu për ti dhënë një zotim solem se do të ngremë në këmbë çdo shqiptar gjer në largimin e tij.

Çdo ditë që kalon është një ditë që nuk legjitimet për të. Nuk ka legjitimitet kurrë një njeri që shndërron zgjedhjet në farsë.

Nuk ka legjitimitet kurrë një qeveritar që vjedh qytetarët.

Nuk ka legjitimitet kurrë një qeveritar që shkel ligjin dhe nxjerr imunitetin si mburojë.

Duhet me çdo kusht të bëhet përgjegjës para ligjit.

Le të shkojë ku të dojë, në qiell dhe në tokë, vrimë miu nuk do të gjejë, në rast se vazhdon të bllokojë Kushtetutën dhe ligjin.

Kjo duhet të jetë e qartë për çdo shqiptar. Ky është kushtrim, është një apel për guximin dhe dinjitetin e çdo qytetari shqiptar.

Asnjë kryeministër në memorien e kohës, nuk ka guxuar pas rënies së perdes së hekurt të veprojë në këtë mënyrë. Jo, asnjë.

Viktor Ponta, u informua se prokuroria po e hetonte, dha dorëheqjen si kryeministër, pa thirrur. Kurse ky nuk e jep. Thashë, në dosje në 3 rreshta, dy janë për Ramën.

AKSHI në 3 rreshta, dy janë për Lindën, Frangun dhe për vetë Edi Ramën, se ai thotë se është gjysma më e mirë e imja.

Kështu thotë. Është për Edi Ramën.

Pra, këtë situatë kemi ne. Ky është dramaticiteti i situatës.

Ky është kushtrim, thirrje për çdo qytetar të ndershëm shqiptar kudo që ndodhet. Të fillojmë betejën për largimin sa më parë të tij nga pushteti.

PD nuk vjen në qeveri me dhunë, kurrë.

Por Partia Demokratike do të hapë rrugën për votën e lirë të shqiptarëve dhe veprimin e ligjit dhe Kushetutës.

Nuk ka ndodhur kurrë. Prisni, kanë dalë aferat.

Por dosjet që paraqiti Arben Ahmetaj, ta dini ju, administrata dhe i përgëzoj, po dërgon në Lugano, një fluks të madh informacionesh, dokumentesh. Dhe kjo e ka tmerruar.

Njëherë thotë e kam nga Damiani. Njëherë thotë e kam nga Spiropali, paçka se bëhet edhe shkruesi i saj. I shkruan tekstet Elisës, por kjo nuk ka rëndësi se janë punët e tyre.

Pra në të gjitha këto, gjithçka presin nga ne, nga opozita.

Qytetarët me të drejtë presin nga opozita dhe ne nuk do ti zhgënjejmë. Ne kemi caktuar një datë proteste të fuqishme, më të fuqishmen që ka parë ndonjëherë Tirana.

Por ne jemi betuar, kemi bërë betimin tonë që do vazhdojmë këtë betejë, gjer na largimin e plotë nga pushteti të këtij kryehajduti që kombi nuk e ka të regjistruar kurrë ndonjëherë në histori.

About Krye Redaktor

Check Also

Punonjes të SHISH, roje në shtëpinë e Agasit/ Cila bandë emëroi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Denoncimi i Nënkryetarit të PD, Gazment Bardhi në Syri-tv Krimi i organizuar heq dhe ve …