Denoncimi i Nënkryetarit të PD, Gazment Bardhi në Syri-tv
Krimi i organizuar heq dhe ve ministra të kabinetit të Edi Ramës. Pra sot kemi kaluar në nivelin e qeverisjes nga krimi i organizuar. Nuk është sekret zoti Peka dhe është thënë edhe disa herë dhe në këtë studio, drejtori i përgjithshëm i policisë që është sot në detyrë, është emërtesë direkte e grupeve kriminale. Disa grupe që kontrollojnë territore të ndryshme brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, janë ulur në një tryezë siç jemi ulur ne sot dhe kanë ndarë kush do jetë drejtori, cili nga grupet kriminale do të marrë drejtorin e përgjithshëm, dhe e ka marrë grupi i Elbasanit. Kush do marrë drejtorin e luftës kundër krimit të organizuar dhe e ka marrë grupi i Durrësit, meqënëse ky i dyti nuk kishte shpallur akoma në kërkim ndërsa grupi i Elbasanit ishte shpallur në kërkim edhe marrëveshja ishte që unë jam më në hall sesa ju, që kështu unë duhet të kem drejtorin e përgjithshëm, ju mbani drejtorin e krimit të organizuar. Dhe arkitekti apo personi që, noteri që ka certifikuar këtë marrëveshje dhe ja ka çuar Edi Ramës në zyrë, është Ergys Agasi dhe ky është një fakt i njohur botërisht. Pra sot policia e shtetit që do të duhet të luftojë krimin e organizuar, drejtohet në gjithë zinxhirin e vet drejtues, nga individë që janë çuar aty nga grupet më të rrezikshme kriminale. Ti ke sot shërbimin informativ të shtetit që e ke tërësisht në dorë të Ergys Agasit. Dhe kjo është një e dhënë që dihet, nuk ka nevojë të presin të shqyrtojë videot prokuroria, se dhe në video i ka këtë që po them unë, por nuk ka nevojë të presin t’i shqyrtojë, sepse kjo është një lëndë që dihet që shërbimi informativ i shtetit ishte vënë në dispozicion të Ergys Agasit për…
Për të fuqizuar grupe të caktuara ë kriminale. Kur ka shkuar prokuroria për të bërë kontroll në shtëpinë e Ergys Agasit, ka gjetur roje të shtëpisë zyrtarë të organeve të sigurisë së vendit. Punonjës të shërbimit informativ, punonjës të policisë së shtetit, punonjës të IKMT-së, ishin rojet zyrtare të shtëpisë së Ergys Agasit. Pra, këto të dhëna tregojnë që ne kemi kaluar në këtë moment që flasim dhe ky është shqetësimi që ka, do të duhet të ketë çdo shqiptar, që kemi kaluar në qeverisjen…
Gazeta RD