Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjigjja ime për çdo fjalë të tij!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama duhet të japë dorëheqjen. Në një prononcim për mediat, Berisha tha se, përgjigjja e tij për çdo deklaratë të Ramës është vetëm një: dorëheqja e menjëhershme nga detyra.

I pyetur nga gazetarja e Syri TV, Marsi Korreshi, për qëndrimin e Partisë Demokratike lidhur me reformën zgjedhore dhe atë territoriale në nisje të sesionit të ri parlamentar, Berisha u shpreh se kryeministri duhet të largohet nga pushteti, duke e akuzuar për një seri të pandërprerë veprash kriminale.

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z.Berisha, kreu i qeverisë Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të PS, u tha socialistëve që duhet të vazhdojnë me reformat me ose pa dëshirën e opozitës. Keni qëndrim për këtë dhe cili do të jetë qëndrimi i PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale në nisjen e sesionit të ri parlamentar?

Berisha: Edi Rama duhet të japë dorëheqjen, kjo është përgjigjja ime për çdo fjalë të tij.

Të largohet menjëherë nga pushteti!

Seriali i veprave kriminale të tij nuk ka fund.

E deklarova dje, e deklaroj edhe sot, në dosjen e Lubi Ballukut, në tre rreshta, dy janë për Ramën, një është për Lubinë.

Në dosjen e Lindave, një është për Mirlindën, dy janë për Lindën dhe Frangun.

Një është për Ermal Beqirin, dy janë për Armand Frangun, për baxhanakun e Ramës dhe kunatin e Lindës.

Kështu që ai duhet të japë dorëheqjen.

Ky dokument është një aktakuzë e tmerrshme për të.

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit …