Kryetari i PD, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur gjatë takimit me kryetarët e degëve dhe sekretarët, bëri të ditur se, nuk do të hiqet dorë nga primaret. Sipas tij, këto janë rruga se si anëtarësia flet, pasi primaret janë një standard bazë për demokracinë e brendshme.
Berisha u shpreh se, duhet që të riorganizohen strukturat e PD nga grup seksioni deri në degë, listat e anëtarësisë të jenë të sakta.
Berisha: Zotërinj, zonja, primaret janë rruga e vetme për të pyetur anëtarësinë tonë, që anëtarësia jonë të flasë me votë. Anëtarësia jonë duhet të flasë me votë, siç ka folur.
Por në qoftë se në primaret, pa diskutim që ka patur probleme, hajde t’i studiojmë dhe t’i përmirësojmë primaret, bashkërisht. Urdhëroni t’i analizojmë dhe të korrigjojmë. Po dorë ne për të marrë, për të bërë të flasë anëtarësia jonë, nuk heqim. Ajo do flasë. Do flasë se është një standard bazë demokratik.
Por që ajo të flasë, është e domosdoshme t’i kemi regjistrat të vërtetë, të rregullt. T’i kemi regjistrat të rregullt. Dhe regjistrat në rregull i kemi vetëm atëherë kur ju, kryetarët, sekretarët e degëve dhe kryesitë, të angazhohen me seriozitetin më të madh në këto, të bëni regjistrat.
Partia Demokratike në qendër ka zero punë me regjistrat tuaja, me listat tuaja. Listat, siç keni marrë udhëzimin apo do e merrni, do të jenë tërësisht atribut i kryesive të degëve të Partisë Demokratike. Listat do të jenë. Ndaj dhe hartimi i këtyre listave, shpërndarja e dokumenteve, janë prodhuar dokumente, disa i kanë marrë, të tjerët do t’i marrin, shpërndarja e dokumenteve është detyrë thelbësore.
Ne nuk mund të ecim as me rumore, as me hamendje. Ne do ecim me regjistra konkrete dhe me një, me një strukturë të vërtetë solide të Partisë Demokratike. A kemi ne seksione në letër? Kemi me dhjetëra, me qindra. Po s’ka seksion aty ku s’ka fshat. Tani ju vetë, vetë e keni të qartë këtë, a kupton apo jo? S’ka seksion aty ku s’ka njerëz. Ndaj dhe tani është koha, nuk e kemi bërë ne këtë sa duhet, a kupton apo jo?
Se kemi patur problemet tona, kemi ne anë këtë mënyrë. Tani është koha t’i kthehemi organizimit, organizimit, organizimit.
Jemi parti e madhe. Edhe një herë jua them unë juve. Jemi parti e madhe se këtë e kanë faktuar shumë mirë votimet tona. Jemi parti e madhe se këtë e faktojnë dhe rezultatet.
Por jemi partia më e madhe e cila duhet tani të vërtetohet në çdo segment, në çdo zonë, në çdo terren. Ne jemi parti e terrenit. Terrenin ne e zotërojmë kur të kemi zot, kur të kemi të vërtetuar partinë tonë se është aty. Anëtarësinë tonë se është aty.
Të dimë seksionet, i kemi familje apo kemi më shumë se familje? Edhe kjo. Mos u ngrini kundër seksioneve, kundër anëtarëve në një familje. Jo, nuk jam unë për atë. Se janë ata demokratë janë.
Nuk është, nuk është faj pse i përket një familje, në asnjë mënyrë. Por aty ku është një familje, të përpiqemi dhe familje të tjera.
Të shohim ku ka mundësi të zgjerojmë si të zgjerojmë anëtarësinë. Pra, po të më pyesni mua, përveç detyrës së parë, detyra e dytë themelore është kjo: organizim, organizim, organizim. Ne të gjithë, kemi bërë mbledhje ne me të koordinatorët tuaj, kemi bërë mbledhje me drejtuesit politikë, kemi bërë mbledhje dhe me deputetë.
Të gjithë energjia jonë do të përqendrohet në këtë, ta quajmë si të doni, por në këtë riorganizim të partisë dhe mund të ketë riorganizim, sepse që tani kanë filluar të ketë të shprehen mendime për organizime të ndryshme në qytet, për, me një fjalë, jemi të hapur ne për çdo lloj vendimi.
I regjistrojmë, i përshtatim në statut, po nuk mund të themi se sot ne, në 2026-ën, pasi kanë emigruar mbi 1,300,000 shqiptarë, jemi ata që ishim. Jo, nuk jemi më ata që ishim. Është tjetër. Është tjetër në terren, është tjetër në funksionalitet. Ndaj dhe t’i japim përgjigjen më të mirë, përgjigjen më të mirë, kryetar dhe sekretar, nuk keni detyrë më të rëndësishme sesa kjo. Duhet të merrni të krijoni grupet e punës të listave.
Ndarja e dokumenteve dhe listat nuk kanë kurrë qëllim përjashtimin e kujt. Jo. Pse? E dini vetë ju. Në votime janë qindra anëtarë që erdhën dhe nuk votuan për shkak të qëndrimeve, kritereve që përcaktuam dhe ju i dini mirë dhe shumë nga ju i keni regjistruar emrat e tyre, unë nga ju i kam këto.
I keni regjistruar, s’voton se ka këtë. Pra, duhet, duhet ta kuptojmë këtë proces në asnjë mënyrë si përjashtues, por përkundrazi, urdhëro, ke af, plotëso formularin, ja të jap formularin, merr dokumentin dhe je i mirëpritur. Po ama këtë, këtë detyrim do ta plotësosh. Do plotësosh formularin e, e dokumentit që do marrësh, merr dokumentin dhe je automatikisht në listë. Je në listë.
Mos të duket këtu, mos t’i krijojmë kujt përshtypjen se me këtë proces ne po shmangim, përkundrazi. Ata që kanë anëtarësi nga vitet ’90 gjerë sot janë të vlefshëm edhe janë të mirëpritur përveç atyre që kanë ngrënë kafshatën e turpit dhe kanë, shkojnë dhe votojnë me këshilla socialiste apo punojnë për biznese të tyre dhe jo për interesat e demokratëve. Me ata janë, nuk janë, nuk janë të paktë, s’janë shumë për fat të mirë, por kjo parti është parti e idealeve dhe jo e interesave të përziera, të përziera të këtij apo atij.
Ju falënderoj shumë!
Gazeta RD