Berisha: Shqiptarët më 24 janar do t’i japin përgjigjen Taos së krimit dhe Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shqiptarët do të japin përgjigjen e merituar për Edi Ramën dhe Taulant Ballën më 24 janar.

Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se, qytetarët janë të vetmit që kanë të drejtën dhe fuqinë të vendosin për të ardhmen e vendit, dhe se kjo përgjigje do të jetë e fuqishme ndaj veprimeve të qeverisë, të cilat ai i sheh si tentativë për të shpërfillur dhe manipuluar vullnetin e popullit shqiptar.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS në konferencën e kryetarëve, ka kërcënuar opozitën se nëse nuk merr pjesë në dy reformat, zgjedhoren dhe territorialen, atëherë ndryshon formula dhe PS do të vijojë punën e vetme. Keni një përgjigje për Ballën. Një ide e tillë është artikuluar edhe nga Rama më herët.

Sali Berisha: Asnjë përgjigje përveç asaj që do i japin shqiptarët më 24 janar Taos së famshëm të krimit dhe Edi Ramës.

Ata kanë aneksuar parlamentin dhe qytetarët shqiptarë do thonë fjalën e tyre.

Kjo është përgjigja ime për ta.

About Redaksia

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …