Nga Bardh SPAHIA
Ajo që pamë sot në sallën e Parlamentit nuk ishte thjesht arrogancë, ishte fundi i shtetit ligjor. Ishte provokimi më i ulët për qytetarët e ndershëm të vendit tonë. Zëvendëskryeministrja, për të cilën drejtësia ka kërkuar heqjen e mandatit dhe arrestimin për afera korruptive, guxon të shkelë në atë sallë dhe të na shohë në sy sikur të mos ketë ndodhur asgjë!
Ky akt është një pështymje në fytyrën e çdo shqiptari të ndershëm.
Ndërkohë që qytetari i thjeshtë dënohet për një faturë të papaguar, numri dy i qeverisë përdor Parlamentin si bunker për t’u mbrojtur nga prangat. Qeveria sot tregoi fytyrën e vërtetë. Një organizatë që mbron vjedhjen, mbron krimin dhe sfidon hapur drejtësinë.
Kuvendi vazhdon e ndotet. Demokracia vazhdon e goditet rëndë.
Mesazhi i tyre është i qartë: “Ne jemi mbi ligjin. Ne vjedhim dhe ju nuk na bëni dot gjë.”
Nuk ka më vend për asnjë iluzion. Kjo nuk është qeverisje, kjo është mbrojtje e organizuar e krimit. Kjo është një bandë kriminale që fshihet pas pushtetit e që me pushtet vjedh për vete dhe per krimin.
Gazeta RD