Balliu: Balluku në Kuvend u thotë shqiptarëve: ju vjedh dhe rri këtu se kam kapur Edi Ramën!

Deputeti i PD, Klevis Balliu, gjatë fjalës së mbajtur në “Foltoren” përpara Kryeministrisë, ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke i akuzuar ata për kapje të shtetit nga kartelet kriminale dhe për vjedhje sistematike të pasurive publike.

Balliu theksoi se, Lubi Balluku rrinte sot në sallën e parlamentit duke ju thënë shqiptarëve se, unë ju vjedh dhe rri këtu sepse kam kapur Ed Ramën.

Balliu: Përshëndetje të nderuar miq, qëndrestarë, i nderuar kryetar i Partisë Demokratike Sali Berisha, i nderuar kryetar i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Të nderuar miq, se është shi, se është vapë, se çfarë kohe se është ftohtë, akull siç është sot, qytetarët, qëndrestarët e kanë ndarë mendjen, misioni është një dhe i vetëm, qeveri teknike, largimi i Edi Ramës, largimi i hajdutëve, largimi i karteleve nga institucionet e shtetit shqiptar.

Sot në parlament pamë se si Lubi Balluku, me arrogancën më të madhe, me një nënqeshje prej krimineleje, shikonte jo deputetët e opozitës, por qytetarët shqiptarë që e ndiqnin nga shtëpiat e tyre.

Me atë arrogancë i shikonte dhe jua thoshte në sy: Po, unë ju vjedh dhe unë qëndroj këtu sepse Edi Ramën e kam bashkë me vete se vjedhjet i kam bërë me këtë. Unë qëndroj këtu me 300 apartamente, ndërsa ju sot nuk blini dot një shtëpi. Unë qëndroj këtu, thoshte Lubija, me qindra miliona euro të vjedhura nga xhepat tuaja, popullit më të varfër të Evropës, sepse në vjedhjet e mia kam kapur dhe Edi Ramën.

Dhe të gjithë, si Qeço, si Qeço, bashkëhajdutët e pushtetit, pseudo-deputetët e partisë karteleve, votonin për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’i mbyllur gojën qytetarëve shqiptarë. Sepse të nderuar miq, opozita nuk po flet dot për ligje sepse këtu ka vetëm denoncime. Opozita nuk lejohet të flasë për qytetarët sepse duhet të mbrohet Erion Veliaj. Opozita nuk lejohet që të denoncojë në parlament dhe prandaj mbyllet parlamenti, sepse pas çdo denoncimi janë kartelet e Edi Ramës, është vetë Edi Rama.

Të harrojë çdokush se mundet Lubi Balluku të vjedhi qoftë edhe një cent pa Edi Ramën. Dhe kushdo bashkëhajdut i tyre, nga Elisa Spiropali, tek Taulant Balla dhe tek të gjithë bashkëhajdutët e tjerë, asnjë cent nuk vjedhin dot pa firmën e Edi Ramës. Ndaj ky vend nuk mund të shpëtojë asnjë sekondë, ndaj qytetarët shqiptarë nuk mund të shpëtojnë për sa kohë në krye të qeverisë është Edi Rama.

Pra, për çdo qytetar, për çdo shqiptar, nëse duam të shpëtojmë të ardhmen e këtij vendi, fëmijët tanë, vendin tonë, qytetarët shqiptarë, zgjidhja është një dhe e vetme, përballje, përballje, përballje, përballje. Përballje kudo, në çdo rrugicë, në çdo lagje dhe në çdo institucion.

Të nderuar miq, asnjë vend nuk ka parë skemën kriminale të karteleve që pamë tek AKSHI. Që kartelet të marrin peng një biznesmen se ankimon një tender korruptiv, të merret peng se tenderin duhet ta marri baxhanaku i Edi Ramës. Pra tenderin duhet ta marri Edi Rama.

Merret dhe sakatohen nëpër torturat e kriminelëve si Suel Çela, që paratë të shkojnë tek familja Rama. Ky nuk është shtet, ky është narko-shtet. Ndaj nuk mund të ketë asnjë dialog, nuk mund të ketë asnjë diskutim, sepse me narko-terrorista nuk mund të flitet. Ndaj dhe çdo qytetar le të bashkohemi në datën 24, në ora 5, për një qëndresë qytetare, patriotike kundër narko-trafikantit Edi Rama.

About Redaksia

Check Also

Shkrimi i CNN/ Pse Ivanka Trump u largua nga politika dhe u shkëput nga fushata elektorale e babait të saj

“CNN” Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, …