Ish-deputeti i opozitës, Lefter Maliqi në fjalimin e tij në “Foltoren” përpara Kryeministrisë, i tha se vendi po drejtohet drejt shkatërrimit nga një kështjellë e krimit, korrupsionit dhe skandaleve.
Ai i bëri thirrje kryeministrit të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme me një sistem të ri zgjedhor. Sipas tij, Shqipëria reale nuk është ajo e propagandës dhe shfaqjeve televizive, por një vend i goditur nga zjarret dhe përmbytjet, ku qindra mijëra fermerë dhe qytetarë kanë mbetur pa u dëmshpërblyer.
Maliqi u kërkoi të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve politike, si dhe partive të tjera opozitare, të bashkohen për të rrëzuar qeverinë, duke e cilësuar këtë si një mundësi historike për vendin.
Maliqi: Të nderuar demokratë, opozitarë, i nderuar lider i Sali Berisha. Të nderuar shqiptarë që na dëgjoni live nga kjo foltore. Jemi këtu për t’i dhënë një mesazh kreut të organizatës kriminale që drejton këtë kështjellë të krimit, korrupsionit, skandaleve, shpopullimit, të pyllit orbital, që duhet të japë dorëheqje sa më parë për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, zgjedhje të lira të ndershme, me kod dhe sistem tjetër zgjedhor, ku shqiptarët të vendosin me votën e tyre. Të dashur shqiptarë. Nuk është më Shqipëria e propagandës të këtij kreut të organizatës kriminale. Nuk është ajo me shou e aktrim, por është Shqipëria që u dogj në korrik dhe në gusht. Është Shqipëria që u përmbyt për herë të dytë në dhjetor dhe në janar.
Ku qindra e mijëra fermerë, qytetarë, nuk janë dëmshpërblyer, sepse lekët e krimit, të korrupsionit, ky i ka për të blerë ndërkombëtarë me gonigal për të lobuar kundra opozitës. Lekët ky i ka për inceneratorët fals, lekët i ka për tunelet miliona euro, i ka për rrugët miliona e miliarda euro, të cilat tashmë janë të shkatërruara, i ka për banditë dhe oligarkë. Nuk është më Shqipëria sepse, ajo që thotë ky kryemafioz, me një shëndetësi të dështuar, ku qindra spitale, dhjetëra spitale e qindra qendra shëndetësore janë të mbyllura, si në fshat edhe në qytet. Mungojnë ilaçet, mungon stafi mjekësor. Arsimi i dështuar. Dhjetëra e qindra shkolla të mbyllura në fshat edhe në qytet. Krimi i organizuar lulëzon. Krimi i organizuar sundon brenda burgut dhe jashtë burgut. E patë arratisjen spektakolare të IJVVP-ja e Troplinëve në Durrës, të krimit të organizuar, me pagesë nga qendra në bazë, se si një vrasës me pagesë shoqërohet nga tre policë, fatkeq dhe jo nga forcat operacionale të DAP-it apo forca speciale.
E patë para disa muajsh se si u vra në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, i monitoruar nga kamera, jo vetëm në Peqin, por i monitoruar nga kamera edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, se si futet pistoleta dhe Ulsiu i famshëm i dosjeve fatkeqe të krimit elektoral të Dibrës e me radhë del aty dhe thotë e hodhën me dron pistoletën. Dhe hetimet dalin që e çuan me krim të organizuar nëpër ushqime apo me njerëz të mirë paguar. A e patë ju çfarë krimi makabër ndodhi në aeroportin e Rinasit, të sigurisë së lartë mes policisë? Sepse krimi është bërë njësh me këtë bandit. E patë kushëririn apo vëlla çfarë e ka Agasi i famshëm i Ramës, i cili mori shishet me verë. Përse SPAK-u nuk po tregon çfarë videosh ka? Ka qenë Rama atje apo s’ka qenë? Ka video orgjish apo video pazaresh për këtë kriminel, për këtë bandit.
I dashur doktor, kjo qeveri ka rënë, por ne kemi nevojë për frymë. Kemi nevojë për shpresë, kemi nevojë për besim. Unë ju mbaj mend ju në 2007-ën. Ju mbaj mend në 2009-ën, 2013-ën, por dhe në këto zgjedhje e fundit, ju jepni vetëm një mesazh. Mesazh fryme, shprese, besimi të çdo demokrat dhe çdo shqiptar të zhgënjyer. Por duhet t’i themi dy gjëra, hapur. Ndonjë drejtues apo ndonjë i lokalitetit, i degës, këtë besimin, këtë shpresën nuk e përcillnin siç duhet tek shqiptarët, tek demokratët, tek populli, tek opozitarët. Por thoshin nuk e di, do fitojmë apo jo. Po po fituam do ta bëjmë këtë, po ky kandidat nuk fiton, po kjo bashki nuk fitohet. Këta nuk i shërbejnë fitores. Kjo anije, kjo anije ka rënë.
Kjo anije e mbushur me banditë. Kjo anije e mbushur me kaçakë të Rilindjes që plaçkisin Shqipërisë, Shqipërinë. Këta nevojë vetëm për një shtytje të vogël për t’i rrëzuar. Data 24 erdhi. Unë i bëj thirrje të gjithëve, shqiptarëve, të majtëve, të djathtëve, partive të tjera të opozitës, t’i lëmë këto një protestë sot e një nesër, po të bashkohemi për një qëllim, mos i shërbejnë këtij kryemafiozi këtu se i kemi të gjitha mundësitë për një fitore për datën 24, datë historike për të marrë vendime të fuqishme për ta rrëzuar këtë klikë. Nuk do rri dot pa përmendur përmbytjet e fundit në Dimal dhe në Kuçovë. Dhjetëra hektarë tokë të përmbytura. Serra, bimë frytore, vetëm në një fshat 20 banesa të përmbytura, shpendë, kafshë e me radhë. Dhe ky kreu i mafies, i kësaj kështjelle të krimit, del aty me propagandën e tij dhe thotë, e kanë fajin shqiptarët. Kanë hedhur qese plastike apo plastik nëpër kanale. Vetëm në atë Kuçovën e madhe.
Gazeta RD