Dokumenti i Kongresit të SHBA është historik! Aty nxin Edi Rama, Lubi Balluku, AKSHI dhe Lindat e tij

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës para qytetarëve në ‘Foltore’ para kryeministrisë tha se, në kongresin e SHBA-së, këtë javë është miratuar dokumenti që nxin Edi Ramën.

Ai tha se, ky dokument frymëzohet nga guximi i protestuesve shqiptarë për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi dhe ndaj dhe duhet të frymëzohemi.

Berisha: Këtë javë, në tempullin e demokracisë, komisionin e jashtëm të kongresit të SHBA, u miratua një dokument themelor, në të cilin pasqyrohen të gjithë ato për të cilat ju protestuat, dhe për të cilat do të protestoni me 24 janar.

Në këtë dokument nxin për faqen e zezë të tij Edi Rama dhe Lubi Balluku, që po bllokon ligjin dhe shtetin ligjor.

Protesta dhe vetëm protesta është rruga e mbrojtjes së tyre.

Por dokumenti, historik do ta quaja unë dhe është i tillë, e quan eksplozive, shpërthyese, AKSHI-n e Edi Ramës dhe të Lindave të tij.

Dokumenti i miqve tanë shkruan se ajo çka flitet për AKSHI-n, dhe çka del, është kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për SHBA, edhe për NATO-n.

Ky dokument denoncon me forcën më të madhe arrestimet politike të këtij regjimi dhe kërkon ndërhyrjen e Uashingtonit dhe të Brukselit kundër kësaj situate.

Ky dokument frymëzohet nga guximi juaj për të mbrojtur të vërtetat e këtij vendi.

Ndaj dhe duhet të frymëzohemi.

Duhet të bëjmë përpjekjet më të jashtëzakonshme që me 24 janar, bota të mësojë fuqinë tonë, guximin tonë, vendosmërinë tonë.

About Redaksia

Check Also

“Janë kryengritësit e lirisë”/ Reagon Berisha: Lebetitën Ramaduron dhe kalbësirën rilindje

Kryetari i PD, Berisha i është përgjigjur Ramës që i quajti protestuesit si “jashtëderdhje” duke …