Disa javë pasi Kongresi amerikan zhvilloi një seancë dëgjimore ku u ngrit shqetësimi për çështjen e drejtësise dhe atë të zgjedhjeve në Shqipëri, vjen një tjetër goditje e fortë nga Uashingtoni.
Kongresmenët kanë depozituar një seri pyetjesh për ekspertin amerikan, profesorin e njohur, Edward P. Joseph. Pyetja e parë që i është drejtuar profesorit Joseph lidhet me shqetësimet e ngritura për pavarësinë e gjyqësorit dhe gjetjet e raportit të OSBE/ODIHR për farsën elektorale të 11 majit.
“Pavarësisht një dekade reformash gjyqësore të mbështetura nga SHBA në Shqipëri, si e vlerësoni vazhdimin e shqetësimeve serioze mbi pavarësinë e gjyqësorit, sigurinë dhe procesin e rregullt ligjor—veçanërisht duke pasur parasysh gjetjet e OSBE/ODIHR që tregojnë se udhëheqësit e opozitës u përballën me procedime penale para zgjedhjeve të fundit parlamentare?” thuhet në pyetje.
Ndërkohë kjo është përgjigjja e Joseph:
“Pyetjet e Komitetit nuk mund të ishin më të përshtatshme kohës. Shqipëria po përballet me testin më të rëndësishëm të sundimit të ligjit në më shumë se një dekadë, për shkak të shqetësimeve në rritje mbi pavarësinë e gjyqësorit, procesin e rregullt ligjor dhe integritetin zgjedhor.
Protestat e fundit pas arrestimit të Zv. Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, kanë nxitur një reflektim të domosdoshëm mbi gjendjen e gjyqësorit në Shqipëri. Këto zhvillime tregojnë urgjencën për SHBA dhe Bashkimin Evropian që të ndjekin nga afër ngjarjet dhe të bëjnë të qartë, në nivelet më të larta, që Uashingtoni dhe Brukseli presin që sundimi i ligjit të mbizotërojë.
Ndërkohë pyetja e dytë është më e drejtpërdrejtë.
“Si duhet që komuniteti ndërkombëtar të vlerësojë shkeljet zgjedhore të dokumentuara nga ODIHR, dhe a mund të ndihmojë një qeveri teknike në stilin e Maqedonisë së Veriut për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri?”
Joseph thekson në përgjigjen e tij se duhet marrë në konsideratë çështja e qeverisë teknike. /Syri.net
Gazeta RD