Kush është personi i tretë i rrëmbyer në AKSH/ Rama është shndërruar në oganizatë terroriste

Nuk janë një apo dy, por tre të rrëmbyer vetëm në AKSH. Dhe nëse këtyre i shtohet edhe denoncimi për tentativën për të rrëmbyer Ahmetajn në Zvicër, atëhëre është e qartë se këtu nuk kemi të bëjmë më me një qeverisje të një vendi demokratik, por me një organizatë kriminale të shndërruar tashmë në një organizatë terroriste që po merr peng qytetarët.

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar një status në rrjetet sociale ku thotë se nga radhët e AKSHI-t, një tjetër person është marrë peng, për të qëndruar i heshtur mbi aferat abuzive të institucionit.

Deklarata e Lalës vjen pas skandalit të rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe, përfitues i tenderave në këtë institucion, për ta bërë atë të tërhiqej nga gara. Përgjegjës për këtë rrëmbim, sipas SPAK janë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, biznesmenët në kërkim, të lidhur ngushtë me kupolën drejtuese të AKSHI-t dhe qeverisë.

Po ashtu, pak muaj më parë, një zhdukje disa ditore e ish-zv.drejtuesit të AKSHI-t, Daniel Shima, nxiti spekulimet se ishte në fakt një pengmarrje, por vetë Shima e mohoi dhe e ktheu në një histori rozë duke thënë se ishte zënë me gruan e ishte larguar nga banesa.

About Krye Redaktor

Check Also

Dosja në SPAK/ Ergys Agasi ka filmuar në studion e tij edhe Ramën

Ergys Agasi ka regjistruar në studion e tij edhe Ramën. Kjo është pjesë e dosjes …