Fshehu dënimin me burg në Greqi/ Prokuroria i kërkon KLGJ shkarkimin e Irena Gjokës

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Irena Gjoka, Maneku, Shpata do të përballet me gjykimin e trupës së KLGJ-së, në lidhje me plotësimin e formularit të vetëdeklarimit, ku sipas denoncimeve të opozitës me dokumenta zyrtare, ka fshehur dënimin e saj me burg në Greqi.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria njofton se ka miratuar rezultatet dhe i ka përcjellë ato në Këshillin e Lartë Gjyqësor, organi përgjegjës për vlerësimin e kushteve të ndalimit.

Njoftimi paraprak i Prokurorisë së Përgjithshme

Mbi bazën e kërkeses së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me nr.40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

Dokumenti i vetëdeklarimit të Irena Gjoka Maneku Shpata, ku ka gënjyer për dënimin në Greqi: 

Image

About Redaksia

Check Also

Balluku presion anëtarëve të GJK/ Gazetarja: SPAK po heton trupën gjyqësore të Kushtetueses

Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në studion e News24, deklaroi se zv/kryeministrja Belinda Balluku duke …