Krim i rëndë në Mamurras, vritet me çekiç 60 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh, ku dy persona janë konfliktuar pas një aksidenti, ku Petrit Ndou rreth 60 vjeç është vrarë me sende të forta nga 28 vjeçari Andi Vokri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:40, pranë fshatit Bushnesh, ku Ndou është konfliktuar pas një aksidenti me shtetasin Andi Vokri, 28 vjeç.

Debati ka agravuar dhe Vokri e ka qëlluar Ndoun me çekiç, duke i shkaktuar vdekjen.

“Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes”, njoftoi policia.Personi që shikoni në foton e mësipërme është Petrit Ndou, 60-vjeçari i cili u godit me çekiç për vdekje, pas një sherri për motive të dobëta në Mamurras.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …