Lideri i opozitës, Sali Berisha gjatë fjalës së tij, ka akuzuar mediat e kapura nga pushteti se kanë vendosur shqiptarët në një agresion barbar mediatik.
Berisha u shpreh se, shqiptarët në agresion barbar mediatik, mediat sulmojnë opozitën sepse qeveri u fal toka dhe u jep koncesione
Berisha: Ju keni qenë, në tërësi shqiptarët, dhe jeni në një agresion barbar mediatik. Barbar! Imagjinoni ju. Pronari i mediave, t’i marrim t’i analizojmë. Pronari i mediave merr tokën që pronar fisnik, pronar fisnik tiranas, ja kanë lënë komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. 50 mijë banorë lagjja pa gjimnaz. Dhe ata ja dhurojnë, bëhen disa së bashku, ja dhurojnë.
Në planin e kryeqytetit, në planin urbanistik përcaktohet gjimnaz. Këtë tokë, me katër vendime nominale me emër, i jepet Carlo Bolinos në mënyrë që ai, nga mëngjesi gjer në darkë, të fabrikojë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra për ju.
Është kjo e tëra? Jo. Keni dëgjuar ju një Llagami në aty, që ishte kryetare e KLGJ-së. Familja e saj kishte një copë të asaj toke. Po familje të tjera, s’ishte e vetme. Dëgjoni se është interesante. Nuk ishte e vetme ajo, ishin 5-6 familje, aty ishin 4 mijë e sa metër tokë. Ajo, zonja patronazhiste, zonja rilindase, merr kompensimin e tokës 3 milionë euro.
Po nga i mori? Nga paratë tuaja. Taksat tuaja. Merr 3 milionë euro. Kurse Carloja e merr tokën me 1 euro. E merr tokën me 1 euro. Pse? T’ju mashtrojë, t’ju mashtrojë dhe vetëm t’ju mashtrojë ju. Të glorifikojë të keqen. Të sulmojë gjithë ditën opozitën. Në fakt, kjo është 90% e mediave.
A e dini ju se jo në një, por në tre bordero firmosin mashtruesit profesionistë që kalojnë nga një studio në studio tjetër, banalistët, vetëm e vetëm se si të mashtrojnë qytetarët, vetëm e vetëm si t’i thurin lavdi qeveritarëve hajdutë.
Në këto kushte jemi ne. Në një situatë dramatike. Por, thashë dhe njëherë, ne ja dolëm ta nxjerrim atë para të gjithë botës se çfarë përfaqëson ai. Një armik i votës. Ja dolëm të faktojmë me dokumente se hajdut si ky nuk ka toka. Miq, ju keni dëgjuar këto djegësin e Tiranës 130 milionë, tuneli i Llogarasë 190 milionë është në fakt, aeroporti i Vlorës 140 milionë, e të tjera e të tjera.
Po a e dini ju që porti i Durrësit shkon 4 miliardë? Porti i Durrësit ju them unë ju, ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Më e çmuara. Porti i Durrësit nuk ishte vetëm një pasuri të themi e patundshme, jo. Ai ndikonte në kuletën, në xhepin, në konton e gjithsecilit prej jush. Pse? Sepse ai është në një pozicion ideal për vendin. Ai port, nga Fieri gjer në Lezhë, ka distancat më të shkurtra në shpërndarjen e mallrave. Çmimet më të ulëta pra në transport.
Çfarë ndodh? Ai port tani bëhet porti i kriminelit Edi Rama. Ai port, vetëm trojet, toka truall 1 milion e 200 mijë metër katror, i shkon të paktën 3 miliardë euro. 12 mijë apartamente ndërtohen aty. Gjashtë hotele me 5 dhe 6 yje. Marina më e madhe në rajon.
Kush i ndërton ato? Ai arabi i përrallave të 1001 netëve? Ai ka thënë unë do investoj 70 milionë. Gjithsej. Po të tjerat kush i investon? Të tjerat i investon Edi Rama me kartelët e drogës. Dhe e vërteta është, një kurrë ndonjëherë në histori, një kurrë besoj s’mund të ketë vjedhur një vend siç po e vjedh ky me portin.
Pastaj, porti i ri do ndërtohet i tëri me taksat tuaja. Deklarojnë me dhjetëra herë se do e ndërtojë privati. Asnjë privat! Do ndërtohet me buxhetin e shtetit, me taksat tuaja.
Gazeta RD