Skandali i AKSHI-t po kundërmon në Europë! Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri

Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, skandali i AKSHI-t po kundërmon në Europë! Rama ka përgjuar dhe kontrolluar edhe të huajt në Shqipëri.

Në deklaratën për shtyp, Berisha theksoi se kjo aferë është duke u diskutuar gjerësisht në kancelaritë europiane, ku sipas tij nuk flitet për asgjë tjetër veçse për implikimet e rënda të skandalit të AKSHI-t.

Berisha: Situata është edhe më dramatike dhe po kundërmon në mbarë Europën.

Në kancelaritë evropiane nuk flitet për gjë tjetër veçse për AKSHI-n.

Dy arsye.

Edi Rama ka përdorur AKSHI-n për të përgjuar dhe kontrolluar jo vetëm çdo qytetar shqiptar, por edhe çdo të huaj në Shqipëri.

Nga AKSHI janë eksportuar të gjithë të dhënat sekrete të Shqipërisë dhe ato të aleancës së Atlantikut të Veriut, tek organizatat kriminale dhe armiqtë e NATO-s dhe kjo përbën një dhunim të madh të sigurisë, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe Europën.

Por AKSHI është një monedhë me dy faqe.

Në njërën anë është Linda e AKSHI-t, në anën tjetër është Linda e Surrelit.

Dhe kjo e trondit Edi Ramën.

Kjo e shkatërron Edi Ramën.

About Redaksia

Check Also

Pse Ivanka Trump zhduku të gjitha fotot?/ Loja Rama-Soros për të bërë pis Presidentin Trump

“RD” Nga mbërritja e Ivanka Trump në Shqipëri dhe deri në momentin e largimit të …