Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se, çështja e Irena Gjokës përbën një nga skandalet më të rënda të drejtësisë shqiptare, duke theksuar se ajo duhej të ishte prej kohësh pas hekurave dhe jo në ushtrimin e funksioneve të saj.
Berisha tha se, faktet, dokumentet dhe ligjet e Shqipërisë e cilësojnë Gjokën si një person pa asnjë integritet moral apo profesional, ndërsa vonesat dhe heshtja e institucioneve përkatëse janë dëshmi e mbrojtjes politike që ajo gëzon.
Berisha akuzoi se Gjoka ka kontraktuar Altin Dumanin si avokat dhe se është e këshilluar nga persona të afërt me kryeministrin, duke e cilësuar këtë si një konflikt të rëndë interesi dhe një goditje të drejtpërdrejtë ndaj besimit publik te drejtësia.
Berisha: Natyrisht, ajo siç e dini ka kontraktuar disa muaj më parë Altin Dumani si avokat dhe ka këshilltare Linda e Surrelit… bashkë me… tani ai është në ilegalitet po prapë duhet të kenë kontakte, Ergys Agasin.
Këto ishin të gjitha çfarë ligjet e Shqipërisë, faktet dhe dokumentet thonë për këtë super-delinkuente e cila ka zero moral ligjor, ka zero integritet profesional, e cila duhet të ishte prej kohësh në burg tek ‘313’ ose në ndonjë burg tjetër për të marrë ndëshkimin e merituar.
Por ajo mbrohet nga Altin Dumani, mbrohet edhe nga këta që konstatuan, se nuk di nëse Prokurori i Përgjithshëm është shprehur për dëbimet apo i ka injoruar dëbimet.
Nuk e di, se s’kam parë vendimin e plotë…
Pra janë të gjitha këto. KLGJ-ja ka qenë e detyruar për 3 javë të kthejë përgjigje.
Asnjë përgjigje e bën sepse zbatonin urdhrat e Edi Ramës.
Për një turp për drejtësinë shqiptare, për administratën shqiptare, për një turp njerëzor.
Imagjinoni ju proceset e saj.
Imagjinoni amoralitetin e plotë total të saj me togën e zezë para një të akuzuari, se çfarë pafytyrësie përfaqësonte ajo aty. Një kriminele që gjykonte, mundet të gjykonte njerëz të pafajshëm.
A mund të imagjinoni që zbatonte urdhra të Edi Ramës, këshilla të Linda Ramës dhe udhëzime të Ergys Agasit.
Këto janë të vërtetat.
Gazeta RD